12 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Filipçe: Vaksina e Pfizer dhe Biontech arrin në Shkurt

12 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Filipçe: Vaksina e Pfizer dhe Biontech arrin në Shkurt

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 46 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 83.789 .

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë,  gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 12 viktima, duke bërë që numri i viktimave në vend të arrijë në 2.522.

Ndërkohë që numri i rasteve aktive aktualisht është 18.798.

Në njohë kohë që vendi përballet më një përmirësim të situatës epidemiologjike ministri i shëndetësisë Venko Filipçe  njoftoi se në muajin shkurt, pritet që dërgesa e parë e vaksinës së Pfizer/Biontech kundër COVID-19.  Sipas ministrit dërgesa të tjera do të mbërrijnë edhe gjatë muajve mars dhe prill, por numri i vaksinave nuk do të bëhet publik, kërkesë kjo e vetë kompanisë prodhuese.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka siguruar edhe 833.000 doza të vaksinës përmes programit COVAX, që do t’i kushtojnë shtetit rreth 8 milionë euro, të cilat në bazë të deklaratave do të vijnë në muajin mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë