12 vite i fikur, ende pa datë për ndezjen e TEC-it të Vlorës

Qeveria ende nuk ka një datë se kur do të vihet në punë TEC-i i Vlorës, dhe vonesa argumentohet me qëndrimin se nuk duhen përsëritur gabimet shkuara të qeverisë Berisha.

Termocentrali, ndërtimi i të cilit nisi në vitin 2007, nuk ka prodhuar asnjë ditë energji me disa prova të dështuara, dhe në 2012-ën u mbyll përfundimisht, pas një defekti teknik në sistemin e ftohjes.

‘TEC-i i Vlorës është ndërtuar gabim në 2010. Projektimi i sistemit të ftohjes ka qenë i projektuar dhe i ndërtuar gabim. Brigjet e Vlorës nuk njihen për cunami, që kanë shkatërruar TEC-in dhe nuk u bë më që të ndizej, ndërkohë që çuditërisht nuk ishte ndezur asnjë ditë deri në ditën e cunamit, që nuk e kuptoj nga ka dalë në sipërfaqe se nuk e kishim dëgjuar deri më sot”, tha zëvendës kryeministrja.

Studimi i amerikanëve të kompanisë “Exelerate Energy” me të cilën qeveria Rama lidhi marrëveshje në vitin 2021, konkludoi se TEC-i mund të vihet në punë në fund të vitit 2023, dhe jo më me naftë siç ishte projekti me të cilin u ndërtua, por me gaz të lëngshëm.

“Ne mësojmë nga gabimet e qeverive të shkuara, mësojmë nga problematikat e pafundme që kemi gjetur në sektorin energjetik ku kishim 45% humbje të energjisë elektrike, ndaj për të mos përsëritur gabimet ne kemi 2 vite që punojmë me ‘Excelerate’ dhe gjithë konsorciumin që do të marrë përsipër rindezjen e TEC-it të Vlorës, por jo në kapacitetet që ka sot. Sepse kapacitetet e projektuara dhe kurrë të vëna në funksion në vitin 2012 kanë qenë 100 mega ndërkohë që TEC-i i Vlorës po projektohet për 3 module: 100 mega i pari, 150 mega i dyti dhe 100 mega i treti. Pra 350 mega në total”, tha Balluku.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku hodhi poshtë një investigim në media se TEC-i u dëmtua si pasojë e një stuhie në vitin 2012.

“Kam lexuar një shkrim dje. Nëse bëhen shkrime investigative që mundohen të justifikojnë gabimet e të shkuarës nuk do të quhen më investigative. Shkrimi dje thoshte që një stuhi e tmerrshme në vitin 2012, që ne e njohim se kush është shkalla e stuhive në Republikën e Shqipërisë, ka arritur që të prishë TEC-in e Vlorës njëherë e përgjithmonë akoma pa u ndezur. Brigjet e Vlorës nuk njihen për cunam, s’ishte ndezur asnjë ditë në dritën e cunam, s’ka punuar asnjë ditë. Kjo nuk është e vërtetë”, tha zv.kryeministrja.

TEC-i i Vlorës konsiderohet një mundësi alternative për të garantuar furnizim e vendit me energji në kushte emergjente.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë