Balluku në Report Tv: Skualifikohen nga gara 5 kompanitë për Tunelin e Llogarasë , s'plotësuan kriteret! Më 18 prill fluturimi i parë nga Aeroporti i Kukësit drejt Londrës

Gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë e hapur më 12 dhjetor 2020 ka skualifikuar të 5 kompanitë pjesëmarrëse pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore dhe teknike. Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, ku tha se me mbarimin e procesit të ankimimit nga kompanitë që u skaulifikuan do të rihapet sërish gara për ndërtimin e saj.

"Tuneli i Llogarasë kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pjesëmarrës 3 nga Turqia një nga Shqipëria dhe një tjetër firmë shqiptare në bashkëpunim me një turke. Pas një vëzhgimi shumë të detajuar ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet për sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik. Gara do të rihapet menjëherë mbas përfundimit të kohës së ankimimeve’- tha ministrja.

Projekti infrastrukturor do të financohet nga buxheti i shtetit dhe do të kushtojë 155.6 milionë euro. Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë këtë projekt. Tuneli i Llogarasë do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogaras. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Gjithashtu një premtim i dhënë disa herë nga kryeministri Rama por duket se ka një datë fikse është nisja e punës në aeroportit të Kukësit, ku më 18 prill do të mbajë fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës. Balluku tha se ky aeroport është aktualisht në fazën e certifikimit dhe shumë shpejt do të nis nga puna.

Në fund të marsit do të hapet tuneli i dytë te ish sheshin Shqiponja ku po kryhen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe duke ndihmuar në uljen e trafikut në zonë.  Vetëm pak ditë më parë u hap tuneli i parë që lehtësoi trafikun nga Tirana drejt Durrësit.

Në lidhje me marrëveshjen e lidhur me SHBA për sjelljen e gazit të lëngshëm në TEC e Vlorës, Balluku tha se  ky TEC do të vihet në punë për herë të parë dhe se investimi do të bëhet nga SHBA. Ministrja saktësoi se pjesë e marrëveshjes është se nga TEC do të prodhohet energji sipas nevojave të Shqipërisë që më pas do të blihet nga shteti shqiptar.

 

 

Intervista e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Balluku: Investimi në TEC-in e Vlorës do bëhet nga SHBA, do prodhojë energji sipas nevojave tona

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës është një arritje e madhe pasi ky TEC do të vihet në punë për herë të parë më gazin e lëngshëm. Ajo tha se pjesë e marrëveshjes është që investimi do të bëhet nga SHBA dhe se do të prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë , energji që do të blihet nga shteti shqiptar.

"Kthimi në funksional të TEC të Vlorë, ai nuk do të behet thjeshtë funksional por do të ndryshoj teknologjia nga ajo me naftë në atë me gaz të lëngshëm. I gjithë investimi do të behet nga SHBA, nga dy kompanitë e tyre dhe nuk do të ketë një investim nga shteti shqiptar por vetëm nga SHBA. Interesi i tyre është se ne do të blejmë energjinë e prodhuar dhe ky është një plan prej kohësh që të kthehet në funksionale të këtij TEC dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë. Pjesë e marrëveshjes është se ky TEC do të prodhojë sipas nevojave të Shqipërisë", tha Balluku.

Ora 18:50
Balluku: Aeroporti i Kukësit në fazën e certifikimit, më 18 prill nis fluturimi i parë

Ministrja Balluku tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe me mbarimin e këtyre procedurave do të nis fluturimin e parë me Air Albania drejt Londrës që do të kryhet më 18 prill. Balluku tha se në mars nisin edhe fluturimet direke nga Rinasi me Dubain.

"Aeroporti i Rinasit ka hyrë në një fazë të re, duke filluar nga shkurti ka një kompani të re që menaxhon koncesionin e Rinasit dhe kemi një angazhim kontraktual prej 99 mln eurosh që do të investohen sipas fazës të caktuar në këtë kontratë të rishikuar do të rriten cilësia e shërbimeve dhe kushtet e sigurisë dhe uljen e biletave. Tani në muajin mars nis fluturimi direkt i linjës me Dubain . Në aeroportin e Kukësit  më 18 prill kemi vendosur kryerjen e fluturimin të parë, ka nisur certifikimi i aeroporti dhe po punohet për të mbyllur fazën e certifikimit dhe nis fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës siç është premtuar edhe nga kryeministri. Nesër fillon negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës", tha Balluku.

Ora 18:44
Dhuna në Elbasan, Balluku: Akt i izoluar, s'është në interesin e askujt, ndërkombëtarët do testojnë pjekurinë tonë politike

Ministrja Balluku e cilësoi rastin e dhunës në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS Ditën e Verës, si një rast të izoluar dhe se nuk shikon asnjë arsye që fushata elektorale do të vijojë me tensione. Balluku theksoi se tensionimet nuk janë në interes të askujt pasi Shqipëria ka statusin kandidat dhe se organizatat ndërkombëtare do të  testojnë pjekurinë politike të vendit gjatë fushatës dhe zgjedhjeve.

"Ato janë akte të izoluara dhe nuk është mirë të ketë tension dhe as arsye. Shqipëria tashmë me statusin e kandidatit do të gjykohet dhe vlerësohet nga institucionet ndërkombëtare për sa i përket pjekurisë që do të tregojë në fushatë dhe zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk është në interes të askujt që të krijojë tensione dhe të krijojë një tjetër imazh për vendin", tha Balluku.

Ora 18:44
Ndërtimi i Unazës së re, Balluku: Në fund të marsit hapim tunelin tjetër te ish-Dogana

 

Ministrja Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv tha se në fund të marsit do të hapin tunelin nr.3 tek Dogana, dhe kjo do të lehtësojë shumë trafikun në zonën e Unazës së re.

‘Sa i përket Unazës së Tiranës kemi hapur një nga tunelet më të rëndësishme, tunelin nr.4 që tërheqë trafikun që vjen nga Tirana. Në ditët e fundit të Marsit do të hapim tunelin nr. 3 dhe ky do të shmangë shumë trafikun. Të gjithë qytetarët nuk do të qëndrojnë më për orë duke pritur në atë zonë. ‘- tha Balluku.

Ora 18:37
Balluku për Çomon dhe Bozon: Prania e tyre është një vlerë e shtuar, ku ka fat më të madh se shqiptarët të përfaqësohen nga këto heronj

Ministrja Belinda Balluku, foli edhe për kryesimin e listës së Partisë Socialiste në Tiranë nga inxhinierja Luljeta Bozo dhe me mjeken Najada Çomo. Balluku tha se prania e tyre është vlerë e shtuar në Partinë Socialiste dhe është një fat i madh që shqiptarët të përfaqësohen nga këta heronj.

'Fakti që janë gratë në krye të listave nuk përbën ndonjë lajm për Edi Ramën, pasi prej kohësh ka treguar se gruaja është një forcë e madhe në qeverisje. Përzgjedhja e Najadës dhe Çomos është përzgjedhja e duhur. Ne jemi mësuar të shohim Luljetën duke mbështetur dhe duke qetësuar njerëzit. Prania e tyre është një vlerë e shtuar. Për sa i përket dokotoreshë Najadës, nëse nuk do të ishin heronjt për të kryesuar listat kush do të ishte. Unë do ti kisha lënë vendim tim Agron Hysenlliut nëse do të ishte gjallë, e kam thënë edhe më parë. Ku ka fat më të madh që shqiptarët të përfaqësohen nga këta heronj.

Ora 18:32
Balluku: Kemi një masterplan për gazifikimin e vendit, do sjell zhvillim ekonomik

Ministrja Balluku tha se qeveria ka një masterplan për gazifikimin e vendit që filloi me TAP dhe vijoi me investimin e SHBA në TEC e Vlorës.

"Ne kemi një masterplan për gazifikimin e vendit, në vendin tonë përdoren energjia elektrike për gjithçka. Duke parë nevojën e një konsumi dhe burimi tjetër që është më efiçent nga ana ekonomike dhe më i prekshëm nga të gjithë abonentët kemi vendosur të bëjmë këtë masterplan për mandatin e ardhshëm dhe të nisim nga puna. TAP është një projekt i rëndësishëm, ka sjell rritje ekonomike, por edhe marrëveshja e re që kemi bërë me SHBA për gazin e lëngshëm do të shërbejnë për gazifikimin e vendit", tha Balluku.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 18/03/2021 19:52

    SA ME SHPEJT ,,SE KEMI HUMBUR 30 VJET....

    Përgjigju
  • Peni: 18/03/2021 19:06

    Ajo qe kuptojme nga sa zonja spjegon, eshte se, per pasurite publike te dhena oligarkeve, pra vetvetes, per turizem ne rivieren shqiptare, nga Palasa e ne Sarande, jo vetem u japin falas pronat publike, por u garantojne dhe infrastukturen. Duke filluar nga tynele, aeroport dhe infrastukture tjeter. Pra u japin toke, u japin para nga tonat per te ndertuar infrastrukturen dhe vilat e turizmit dhe na e shesin si zhvillim. Cfare hajduterie mor njerez.

    Përgjigju
    • Toni: 18/03/2021 20:28

      Je në terezi moj “Peni”! Ku i pe pasuritë që paska “dhuruar” qeveria tek oligarkët? E ke fjalën për shkëmbinjtë që do gërmohen gjatë hapjes së tunelit apo për Tec-in që ka 11 vjet që ndryshket pa prodhuar energji asnjë ditë? Me logjikën tuaj anti “oligarke”(ose më saktë logjikën Lulushiane) vëndi rrezikon të ngelet në vendnumëro dhe rrezikojmë krahasimin vetëm me Afrikën! Por çfarë mund të presësh nga ndjekës të politikës së nivelit zero,të çekut të bardhë dhe nihilistë të çdo gjëje që ishte krijuar në kohën e diktaturës! Vetëm trutharë PD-istë dhe hajdutë LSI-istë flasin më këtë gjuhë idiote që është kundër çdo zhvillimi apo investimi vetëm për faktin se bëhet nga kundërshtari i tyre politik! Më vjen keq për trushpëlarjen tënde...

    • Huari Kalabumba: 18/03/2021 20:14

      Peni, e lexon cfare logjike ka ky "po more", pra ne gjithe Shqiperine shkohet me gomar, ne Palase e Sarande jo. Gjithe kjo fale Gomarit dhe Gomarices dhe Loqes

    • po more: 18/03/2021 19:14

      ouuuu. cudirat e shqiptareve. pse mo me cdo vene njerezit ne ate zone me rrugen e gomereve qe te la italia. o kokeloqe kalojme ne me makine aty

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë