Një burim i ka thënë një medie sipas ‘dailymail’, se 57-vjeçari mund të lëvizë me karrige me rrota në pronat e tij në Majorka dhe në liqenin e Gjenevës. Megjithatë Schumacher vijon të monitorohet 24 orë nga bashkëshortja e tij Corina dhe stafi mjekësor.
Që nga aksidenti Michael Schumacher nuk është parë në publik, ndërsa burime sëfundmi thonë se ai mund të komunikojë përmes syve. Ka të dhëna që kampioni i automobilizmit kupton shumë gjëra që ndodhin rreth tij, por jo të gjitha. Në 2024 pati shpresë së ai do të shfaqej në dasmën e vajzës së tij, por kjo nuk ndodhi.
Komente





