Fatmirësisht vajza nuk ka arritur në fazën finale të lojës që do t’i merrte jetën.
Kjo lojë virtuale që po rrezikon lojën e fëmijëve në të gjithë botën është e organizuar me nivle dhe ka qenë pikërisht ky detaj që i ka shpëtuar jetën vajzës që ndiqte me përpikmëri rregullat.
Sipas informacioneve, vajza është bërë pjesë e lojës prej 14 ditësh, ndërkohë që kishte 10 ditë që nuk ka konsumuar ushqim. 12-vjeçarja jeton me prindërit e saj që vuajnë nga problemet mendore.
12-vjeçarja ishe në nivelin 33 dhe në atë moment duhet t’ua përcillte shokëve dhe shoqeve.
Ata të shqetësuar kanë njoftuar mësuesen dhe më pas është bërë denoncimi dhe krimi kibernetik po merret për të zbuluar personin që komunikon me vajzën.
Ajo kishte 10 ditë pa ushqim . Vajza përdorte telefonin e një shoqeje dhe udhëzimet i merrte në pushimin e gjatë.
Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër, prindërit e vajzës nuk e kanë pikasur pasi vuajnë nga probleme psikologjike. Me vajzën po kujdesen psikologët
Sipas burimeve jo zyrtare, ky i sotmi është rasti i 5 në qytetin e Gjirokastrës.
Loja “Balena blu” është një fenomen që po merr jetën e dhjetra të rinjve nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kjo lojë ka si qëllim rekrutimin e femijëve duke i detyruar të bëjnë veprime ekstreme mbi trupin e tyre dhe quhet e kompletuar derisa kryejnë vetëvrasje.
Në Rusi numërohen rreth 157 viktima nga përkushtimi ndaj kësaj loje.
Fëmija shqiptar në Greqi tregon si u bë pjesë e lojës
Ky nuk është rasti i parë që kjo lojë prek një fëmijë shqiptar. Më herët është raportuar se një 14-vjeçar shqiptar, që banon në Kilkiz të Greqisë veriore, dhe një bashkëmoshatare e tij në Katerinë, janë dy nga rastet tashmë të vërtetuara edhe nga policia greke, të adoleshentëve që kanë filluar të luajnë lojën e rrezikshme vdekjeprurëse “Sfida e balenës blu” në Greqi.
14-vjeçari shqiptar ka treguar për mediat se një i panjohur i është afruar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook dhe i ka propozuar të marrë pjesë në lojën e “Balenës blu”.
Personi anonim i është prezantuar djalit si balena blu dhe e ka pyetur nëse dashuron të luajë një lojë dhe 14-vjeçari ka pranuar. Më pas ai i ka treguar si funksionon loja “Gjuaj me shpulla veten tënde dhe më dërgo një video”, i ka thënë ai.
Si funksionon loja “Balena blu”
Adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës.
Ky person i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.
Redaksia Online
Al.N/d.b/Shqiptarja.com