Për herë të parë, në këtë intervistë, Xhuli Keko, bën të ditur ribotimin e romanit “Shënimet e një gruajë”, botuar në vitin 1995 dhe që pritet të shpërndahet në librari në fund të muajit shtator apo në fillim të tetorit të këtij viti.

Absolutisht këmbëngul të them sesi sot dhe nesër, gjithmonë, i dëgjojmë zërin, fjalën e mençur, shakanë hokatare, shohim vështrimin dhe i ndjejmë buzëqeshjen. Takojmë Dorin...!!!
Sikundër tani duke folur me Xhulin, miken, bashkëshorten, shoqen e jetës së tij, duam ta sjellim pranë nesh, Teodor Kekon, në këtë 12 vjetor të ikjes.
Xhuli thotë në këtë intervistë se në momente të vështira i kërkon mendim, dhe Ai gjen mënyrën t’ia japë. Thotë se ndonjëherë edhe e zhgënjen. Është në Holandë e vjen këtu më shpresën se do ta gjej … dhe nuk e gjen …, është këtu e shkon atje, e prapë nuk e gjen …!!!