120 minuta 'betejë' në 'Bernabeu', River Plate fiton finalen e Copa Libertatores përballë Boca Juniors (VIDEO)

120 minuta 'betejë' në 'Bernabeu', River Plate fiton finalen e Copa Libertatores përballë Boca Juniors (VIDEO)

Ekipi i River Plate duke festuar shpalljen kampion të Kupës Libertadore

SPANJË - River Plate ka përmbysur gjithçka në fund të kohësh shtesë duke fituar Copa Libertadores me rezultatin 3-1. Pas një historie të gjatë dhune, pezullimesh dhe qindra polemikave, ndeshja e kthimit të finales së Copa Libertadores u zhvillua në Santiago Bernabeu të Madridid dhe ishte River ekipi që ka dalë triumfues në kohën shtesë.

VIDEO/Përmbledhje e ndeshjes mes River Plate dhe Boca Juniors

Dy minuta pasi kishte filluar koha shtesë Boca pëson një goditje të rëndë, Wilmar Barros ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe arbitri i tregoi kartonin e kuq duke lënë shokët e ekipit në inferioritet numerik. Gjithsesi River nuk arrin ta shfrytëzojë siç duhet situatën dhe nuk arrin të gjejë hapësira në zonën kundërshtare. Por një gol fantastik nga jashtë zonës i Quintero-s në minutën e 109’ ka përmbysur gjithçka. Çfarë perle nga kolumbiani! Boca megjithëse me 10 lojtarë ushtron presion në minutat e fundit duke kërkuar golin e barazimit, por fati nuk ishte me ta teksa në fund të takimit shtylla i mohon golin e merituar për shpirtin e garës që ka treguar. Në fund, pasi portieri kishte dalë për ndihmuar shokët e ekipit në një goditje këndi, River shënon golin e tretë me portën e boshatisur me anë të Martinez.Sfida nis me një shpirt agresiv nga të dy krahët, faulle të shumtë dhe ndalesa loje. Tensioni duket që është i lartë, por prapëseprapë ka momente të bukura dhe i pari erdhi në minutën e 11’ kur Perez i Boca-s humb një mundësi të artë dhe kjo për meritë të portierit Armani. Ishte përsëri Perez që pas gjysmë ore lojë shpërdoron një tjetër mundësi teksa goditja e tij përfundon jashtë fushe. Por në minutën e 44’ të pjesës së parë erdhi goli i Boca-s.  

Ishte Dario Benedetto ai që me shumë klas ka kaluar të tijtë në avantazh pas një pasimi spektakolar të Nandez. Një gol i merituar i Boca-s pak sekonda përpara fundit të pjesës së parë. Pas pushimit është një tjetër River dhe në minutën e 56’ nuk i akordohet një penallti e pastër pas përplasjes së portierit me Fernandez. Gjithsesi ishte pikërisht Ignacio Fernandez ai që barazoi gjithçka në minutën e 68’ me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Ndeshja është e hapur me aksione të shpejtë nga të dy krahët. Boca vazhdon të sulmojë dhe në minutën e 79’ ka një mundësi të mirë nga një goditje me dy takime nga brenda zonës kundërshtare, por muri bllokon gjuajtjen. Ritmi ra disi në minutat e fundit. Ekipet kanë bërë llogaritjet e tyre teksa do të luhen 30 minuta kohë shtesë për të vendosur se kush do të fitojë Copa-n.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja