Zyrtare/ Manchester City prezanton 'Messin e ri'

Zyrtare/ Manchester City prezanton 'Messin e ri'

Claudio Echeverri

Talenti argjentinas Claudio Echeverri (18 vjeç), pavarësisht interesimit serioz nga Barcelona, ​​zgjodhi Cityn, i cili nënshkroi kontratë me të deri në vitin 2028, por ai nuk do të shkojë në Angli deri në janar të vitit të ardhshëm, pasi deri atëherë do të vazhdojë zhvillimin e tij si lojtar i huazuar nga 'Qytetarët' në vendlindjen e tij me River Plate.

Transferimi kap vlerën e 14.5 milionë eurove dhe nëntë milionë euro të tjera janë të lidhura me bonuse të ndryshme që lidhen ekskluzivisht me parametra të ndryshëm që kanë të bëjnë me ndeshjet e Echeverrit te City dhe jo me suksesin e skuadrës.

Echeverri konsiderohet si një nga 'xhevahirët' më të mëdhenj të futbollit të Amerikës së Jugut dhe deri më tani ka bërë gjashtë paraqitje për River Plate. Ai bëri debutimin në qershor të vitit të kaluar në një ndeshje kundër Instituto Cordoba dhe u fut në futbollin profesionist nga ish-mbrojtësi i Manchester City, Martin Demichelis.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur