"Praktikisht, vlera e importit të barnave në vitin 2013 ka qenë 175 milion euro me çmimet CIF, kurse në 2015 është 120 milion euro. Pra, kemi 55 milion euro më pak vlerë të paguar për barnat kur vijnë në Shqipëri. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka lëshuar rreth 35 milionë pulla kontrolli në vitin 2015, dhe 28 milion në vitin 2013. Do të thotë që në import kemi 55 milion euro më pak shpenzime, në volum kemi 17% rritje", u shpreh Beqaj.
Ministri i shëndetësisë hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës se janë larguar nga Shqipëria kompanitë farmaceutike. "Ky aktivitet tregon se kjo gjë nuk është e vërtetë, por edhe fakti që nga 1 janari 2014, deri në 31 dhjetor 2015, janë regjistruar rreth 125 barna origjinatorë në Shqipëri, mes të cilave, 6 janë të Bayer, tregojnë që kompanitë farmaceutike të mëdha prodhuese janë prezente në territorin e Shqipërisë me barnat e tyre", tha ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)