Departamenti i Administratës Publike ka shpallur 127 pozicione vakante. Nga një vëzhgim i njoftimeve, të publikuara në faqen zyrtare të Administratës Publike,  konstatohet se 76 prej këtyre vendeve të shpallura gjatë ditëve të para të Tetorit u përkasin pozicioneve të kategorisë ekzekutive, ndërkohë që 46 të tjerë u përkasin posteve të larta drejtuese. Kryesisht vendet e lira përqëndrohen tek shkencat inxhinierike, shoqërore e juridike, në rolin e specialistit.

DAP thekson se aplikimet e reja do të merren parasysh vetëm nëse ato nuk plotësohen përmes lëvizjes paralele.

“Pozicionet më sipër u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive“, thekson DAP në shpalljet për vendet e reja të punës.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)