FIER- Një breshëri prej 13 plumbash i ka marrë jetën mëngjesin e djeshëm biznesmenit fierak, Agron (Ilir) Imeraj, 51 vjeç. Ngjarja duket se ka lidhje me një vrasje të ndodhur në vitin 2010, kur djemtë e Imerajt, Jualiani dhe Elio, kishin qëlluar për të vrarë Eni Veshin, por i kanë vrarë të atin, Koli Veshin. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit Imeraj është gjetur në mëngjesin e djeshëm në makinën e tij tip “Audi”, në parkingun pranë banesës. Ka qenë roja i parkingut ai që ka dëgjuar krismat dhe ka njoftuar policinë, e cila si pistë kryesore ka atë të vrasjes për hakmarrje. Për këtë gjë është bërë dhe shpallja në kërkim e Eni Veshit.
EKZEKUTIMI NË MAKINË
Një biznesmen është ekzektuar në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Fierit. Agron Imeraj 51-vjeç pronar i një rrjeti dyqanesh hidrosanitare është qëlluar më breshëri automatiku sapo ka hipur në automjetin e tij tip Audi me targa AA 758 BF, që ndodhej i parkuar pranë banesës së Imerajt. Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 51-vjeçarit, ndaj të cilit është qëlluar të paktën 13 herë nga afër. Autori ka qenë shumë pranë viktimës kur e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. I pari që ka konstatuar ngjarjen ka qenë roja i parkingut i cili ka njoftuar policinë. Blutë e Fierit pasi kanë nxjerrë trupin nga makina, e kanë dërguar atë në morgun e spitalit ku do kryehet ekespertiza mjeko-ligjore.
VRASJA PËR HAKMARRJE
Ngjarja e djeshme e ndodhur në Fier, ku 51-vjeçari Agron (Ilir) Imeraj është vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë së Fierit, autori dyshohet se është Eni Veshi i cili është shpallur në kërkim, me të cilin familja Imeraj ka pasur konflikte të hershme. Sipas tyre, në tetor të vitit 2010 dy vëllezërit Imeraj, pas një zënke me Eni Veshin kanë dashur ta vrasin këtë të fundit. Por nga errësira të rinjtë kanë qëlluar me pistoletë ndaj Eni Veshit i cili ishte i shoqëruar edhe nga babai i tij, Koli Veshi. Plumbat kapën 61-vjeçarin me profesion inxhinier nafte duke i marrë edhe jetën.
HETIMET E POLICISË
Me të shkuar në vendin e ngjarjes kanë nisur edhe hetimet nga ana e Policisë së Fierit. Burime pranë policisë bëjne me dije se në vendin e krimit gjetën 13 gëzhoja, ndërsa janë sekuestruar pamjet filimike të bizneseve përreth me qëllim identifikimin e autorëve. Me të marrë informacionin se kush ishte viktima, nuk është dashur shumë kohë që të hedhin edhe pistën e parë të hetimit, atë të hakmarrjes, meqenëse djemtë e Imeraj ishin të përfshirë në një rast vrasjeje. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit ku i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor. Sipas tyre, vdekjeprurës kanë qënë plumbat që ai ka marrë në kraharor.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com