KOSOVË- Situata e COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet alarmante. Shifrat vazhdojnë të rriten frikshëm.
Fatkeqësisht numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jeten 13 persona si dhe janë shënuar 637 persona pozitivë me koronavirus nga 1.712 testime të kryera.
IKSHP në Kosovë nga: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë.