13 vite burg në mungesë Lutajt
tentoi të trafikonte drogë nga Vlora
Tiranë - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dënuar në mungesë Nadir Lutaj-n i cili përmes rekrutimit të një drejtuesi automjeti, tentoi që të kalonte nga Vlora drejt Italisë një sasi prej 4.5 kilogram lëndë narkotike.
Tiranë - Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar 13 vite burg për Nadir Lutajn, pasi nga Vlora tentoi që të trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë.
Sipas pretencës së paraqitur nga organi i akuzës, Lutaj kundrejt shpërblimit ka “rekrutuar” Ilir Hamollin për të trafikuar sasinë prej 4.5 kg heroinë, e kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar të Portit Vlorë në dhjetor të vitit 2013.
Që nga dita e zbulimit të drogës deri tani, akuza ka zbardhur mënyrën sesi u tentua që të trafikohej droga, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur që ta prangosë Lutajn.
Deri tani është dënuar vetëm bashkëpunëtori i Lutajt, shoferi Ilir Hamolli që kishte marrë shumën 3000 euro nga Lutaj për të trafikuar drejt Italisë sasinë e heroinës, e cila ishte e fshehur në disa pako, në pjesë të ndryshme të një automjeti tip autoveturë.
Ja pretence e ProkurorisëProkuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 13 vite burgim për shtetasin Nadir Lutaj, i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë, pasi ka qenë personi që, kundrejt shpërblimit, ka “rekrutuar” shtetasin Ilir Hamolli për të trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë sasinë prej 4.5 kg heroinë, e kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar të Portit Vlorë, në dt. 21.12.2013.
Hetimi ndaj të pandehurit Lutaj është zhvilluar në mungesë të tij, ndërkohë që bashkëpunëtori, shoferi Ilir Hamolli është arrestuar dhe dënuar në një proces të veçuar me 13 vjet burgim.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se shtetasi Ilir Hamolli ka marrë shumën 3000 euro nga i pandehuri Nadir Lutaj për të trafikuar drejt Italisë sasinë e heroinës, e cila ishte e fshehur në disa pako, në pjesë të ndryshme të një automjeti tip autoveturë.
Pas arrestimit, shoferi i mjetit ka tentuar të mbulojë bashkëpunëtorin e tij, duke deklaruar se lëndën narkotike ia ka dhënë shtetasi “një shtetas nga Librazhdi”. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se organizatori i këtij rasti trafiku ka qenë shtetasi Nadir Lutaj, nga qyteti i Fierit.
Redaksia Online
(F.T/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
90.9%
-
Jo
7.7%
-
Nuk e di
1.4%
Vota total: 12608
Lajme të tjera
-
Kronikë: Ardhja e Babos dhe merzia e një dite me gropa
30 Mars, 20:20
-
U dënua me 35 vite burg nga gjykata e Lushnjës, më pas i plagosën motrën në atentat! Kush është Kastriot Hasalla, vrau kushëririn për 2 hektarë tokë
30 Mars, 20:16
-
Ylli Pata: Linçimi berishjan; një strategji terrori në politikën shqiptare
30 Mars, 20:15
-
Xhixha për Report Tv: I mahnitur nga pritja në Azerbajxhani! Dua kombëtaren! Tirana nuk është ajo që ka qenë në fillim sezoni
30 Mars, 20:11
-
Rama ndan medaljet për vajzat e shkollës 9 vjeçare që fituan kampionatin e basketbollit: Sot Kamza i dha Tiranës një mësim
30 Mars, 19:54
-
Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara
30 Mars, 19:32
-
Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!
30 Mars, 19:27
-
Skënder Minxhozi: Shihni garën e Tiranës që të kuptoni ‘efektin Berisha’
30 Mars, 19:25
-
Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës
30 Mars, 19:21
-
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau
30 Mars, 19:11
-
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
30 Mars, 19:02
-
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)
30 Mars, 18:55