Julian Deda njihet si një nga personazhet më karizmatik të showbizit shqiptar. Ai çdo gjë e merr me humor, dhe kanë qenë të pakta rastet kur e kemi parë serioz. Një nga këto raste është kur aktori manifeston dashurinë e tij me bashkëshorten.
Mbrëmjen e kaluar Juli dhe Armanda kanë mbushur plot 13 vite së bashku dhe humoristi i ka dedikuar një status. “Edhe Hëna donte të ishte pjesë, 13+...të dua,”- shkruan aktori krahas fotos ku çifti shihet nën sfondin e hënës.

Foto e publikuar nga Julian Deda
Juli dhe Armanda kanë sjellë në jetë dy fëmijë të quajtur, Reina dhe Mateo.
/Shqiptarja.com
Komento
Komente

