Në Big Brother debatet e Eglës me banorët e tjerë nuk kanë fund. Mesditën e sotme ajo është kapur përsëri me Julin.
Gjatë bisedës së tyre ata kanë ofenduar dhe ironizuar njëri-tjetrin kush më shumë e kush më pak. Debati nga ana e Julit është konsideruar shumë i ulët, ndërkohë që Egla i thotë që s’ke tru.
Nga këto situata banorët e tjerë shprehen të pakënaqur duke thënë se janë të njëjtët persona që kapen për të njëjtat gjëra.
Komento