13 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit, Rama: Drejtësi! Braçe: Pushkatim pa gjyq, Prokuroria e Tiranës mban peng dosjen

13 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit, Rama: Drejtësi! Braçe: Pushkatim pa gjyq, Prokuroria e Tiranës mban peng dosjen

Kryeministri Edi Rama

Sot shënohen 13 vite nga 21 janari, kur mbi trupat e katër protestuesve u derdhën plumbat e lëshuar nga godina e kryeministrisë, aso kohe qeveria Berisha. Kryeministri Edi Rama, në një postim në bërë në rrjetet sociale kërkon drejtësi për 21 janarin.

“Drejtësi për 21 janarin”, shkruan SPAK.

Një reagim ka pasur edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe, i cili e quan 21 janarin pushkatim pa gjyq, ndërsa thotë se Prokuroria e Tiranës po mban peng dosjen dhe nuk shpall moskompetencë.

"Prokuroria e Tiranës vijon të mbaj dosjen peng dhe te refuzoj çdo prove, çdo sugjerim, çdo vendim-përfshirë vendimin e gjykatës evropiane, për te hetuar zinxhirin komandues te shtetit. Pra, as heton pushkatimet e zinxhirit komandues te shtetit, as lëshon dosjen e kompetencën mbi te! Është një tmerr qe ky prokurori e konsumon me zë te ulet që mos ta dëgjoj Sali Berisha", shkruan Braçe. 

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011
E gjitha nisi pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha dhe filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. 

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
13 vite nga 21 janari, Veliaj: Kujtojmë për të mos harruar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”.

Kujtojmë që më 21 janar 2011,  u vranë  4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha.

 

Ora 09:52
21 janari, Erion Braçe: Pushkatim pa gjyq! Prokuroria e Tiranës mban dosjen peng e nuk shpall moskompetencë!

Deputeti socialist Erion Braçe bën thirrje për drejtësi për katër viktimat e 21 janarin, të cilët u qëlluan në vitin 2011 nga plumbat e shtetit gjatë protestës të organizuar nga asokohe nga PS kundër qeverisë Berisha.

Pushkatim pa gjyq e quan Braçe vrasjen e katër protestuesve, ndërsa thotë se drejtësia nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e urdhëruesve, pavarësisht vendimit të Strasburgut që kërkon hetim të plotë të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje.

Braçe thotë se Prokororia e Tiranës po  e mban dosjen peng dhe se nuk shpall as moskompetencë.

“Gjaku nuk është ujë! Gjaku nuk behet ujë! Gjaku duhet të bëhet drejtësi! 21 janari nuk është një dite e zakonshme. Është një dite e përgjakshme!

Shteti, qeveria, forca te armatosura dhe nen komande te saj, ne një zinxhir urdhrash në zinxhirin komandues të shtetit, pushkatuan pa gjyq, përmes përdorimit te forcës vdekjeprurëse, katër protestues-Ziver Veizin, Hekuran Deden, Faik Myrtajn, Aleks Nikën, protestues paqësor e te pa armatosur!

Edhe ky vit nisi pa drejtësi për ta! Vjet Gjykata e të Drejtave te Njeriut, vendosi ti kërkojë drejtësisë shqiptare-hetim të plotë dhe efektiv të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje! Asgjë nuk ka ndodhur!

Prokuroria e Tiranës vijon të mbaj dosjen peng dhe te refuzoj çdo prove, çdo sugjerim, çdo vendim-përfshirë vendimin e gjykatës evropiane, për te hetuar zinxhirin komandues te shtetit.

Pra, as heton pushkatimet e zinxhirit komandues te shtetit, as lëshon dosjen e kompetencën mbi te! Është një tmerr qe ky prokurori e konsumon me zë te ulet që mos ta dëgjoj Sali Berisha!

Ndërkohë; po minon çdo përpjekje ne këtë vend për te patur drejtësi të drejte, të barabartë dhe efektive! Është e thjeshte; të shkojë kush te dojë ne burg, nëse nuk hetohet zinxhiri komandues i shtetit, përfshirë ne vrasjen e katër protestuesve ne 21 janar, ky vend mund te ketë gjithçka, por jo drejtësi”, shkruan Braçe.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë