13 vite nga zhdukja e fierakes, mbërrin në studion e “Pa Gjurmë” dëshmitari: Marsela Cako infiltruar nga Guardia di Finanzia jeton në Milano

Dëshmitari pretendon se, ditën që do t’i dërgonte pasaportën, bashkë me dy fotografi dhe një letër nga familja la takim në Bovisa, në mars të vitit 2007. Marsela erdhi e shoqëruar me një makinë të Guardia di Finanzia, si dhe me një person civil.

’Unë e njoh dhe më përpara, pasi jam nga e njëjta zonë me të. Prindërit më dhanë një pasaportë, me dy fotografi dhe një letër. Në muajin mars të vitit 2007 mbërrita në Itali. Marsela më mori në telefon dhe i them se do takohemi në një metro, pranë derës së konsullatës në Piazza del Duomo, në Milano. Ajo erdhi me një makinë të policisë. Ishte e shoqëruar edhe me një person civil, që unë mendoj se është bashkëjetuesi i saj. Kur më mori në telefon ajo fliste me shpinë, ndërsa ai ishte para meje. Kishte dijeni se kush do ia sillte porosinë. Ajo ishte në prezencë të Gurdia di Finanza. Ata më marin dhe më çojnë në një komisariat, në Milano. Më zbresin poshtë dhe më fusin në një bodruam. Bënë verifikimet dhe nuk mi morën shenjat e gishtërinjve, pasi unë isha i pajisur me dokumenta të rregullta. Marsela ishte aty gjithë kohës, por nuk më tha asnjë fjalë. Personi tjetër që e shoqëronte ishte civil, por kishte armë në brez. Kur ngjitem lart në zyrë, pashë se nga tavolina e kishte marr pasaportën dhe porositë e familjes. Unë i thashë, ktheju përgjigje prindërve, se është një porosi me rëndësi. Ajo fliste vetëm italisht me personin që e shoqëronte’, tregon dëshmitari.

Dëshmitari pretendon se pas kësaj, është takuar edhe tre herë të tjera me 41-vjecaren, dhe ka zbuluar se ajo ka tërhequr një tjetër pasaporte në vitin 2011, po në Milano. Madje, thotë se është në dijeni të adresës ku mund të banojë ende dhe sot Marsela Cako.

‘Në Itali e kam takuar 4 herë Marsela Cakon. Edhe ajo me njihte. Një muaj më pas, në prill të 2007 unë iu nënshtrova një operacioni. Marsela vjen në spital me një vajzë 4 vjece përdore, që e thërriste Franceska, si dhe një grua tjetër po nga Fieri e cila edhe ajo kishte një djalë përdore. Ajo erdhi për t’u siguruar nëse unë isha aty apo jo. Një ditë më pas, më vjen përsëri në spital dhe më sjell një gazetë shqiptare dhe largohet. Pas një viti unë kthehem dhe u tregoj prindërve mbi këto veprime të Marselës. Në vitin 2011 kam zbuluar se, Marsela ka tërhequr një tjetër pasaportë biometrike në Milano, në ambasadën shqiptare në Itali. Ajo ishte e shoqëruar me një person shtetas Italian, me të njëjtin përson që ishte edhe në komisariatine  Milanos', shprehet dëshmitari.

Vajza nga Fieri u largua në Itali me një djalë po nga i njëjti qytet, në vitin 1994, ndërsa ishte 16 vjece. Dy vite më pas u kthye në Shqipëri dhe qëndroi për afro 10 ditë, për t’u larguar përsëri drejt tokës italiane. Djali me të cilin Marsela kishte bashkëjetuar në shtetit fqinj u kthye pak vite më pas në Shqipëri, ku u vra në vitin 1997, ndërsa Marsela Cako humbi gjurmët nga Italia.

‘2 vitet e para erdhi në Shqipëri. Por ajo nuk tregonte. Kur ka ardhur në Shqipëri rrinte brenda në shtëpi. Ajo nuk tregonte. I thamë të mos largohej më. Ajo donte të ikte bashkë me personin me të cilin bashkëjetonte. Kjo ishte hera e parë dhe fundit që vinte dhe qëndroi 10 ditë. Thoshte se jeton në Genova. Na merrte shumë rrallë në telefon dhe thoshte se nuk kishte telefon. Në qoftë se Marsela është bërë nënë, duhet ta kuptoj sa e dhimbshme është për fëmijën. Me të atin ka patur shumë lidhje të ngushtë. Kemi 13 vite që e kërkojmë. Vëllai mbylli sytë pa e parë. Edhe nja 1 javë para se të vdiste e kërkoi. Ai nuk arriti ta gjente dhe na ka lënë një plumb të madh’, rrëfen nëna në studion e ‘Pa Gjurmë’

Kjo dëshmi e rëndësishme që mbërriti në emisionin ‘Pa Gjurmë’ ndez një dritë jeshile, për fatin e të resë, e cila dyshohet se jeton në Milano. Tashmë kemi nisur verifikimet mbi të gjitha këto informacione me shpresë për të mbërritur në gjurmët e 41-vjecares.

Emisioni i plotë 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!