130 vende mbështesin taksën globale për kompanitë

Propozimi për të vendosur taksa deri në 15%  për korporatat globale është mbështetur nga zyrtarë të 130 vende të botës . Marrëveshja nuk pritet të hyjë në fuqi deri në vitin 2023 dhe synon t’i parandalojë korporatat shumëkombëshe t’i zhvendosin fitimet e tyre në vendet me taksa më të ulëta.

Marrëveshja parashikon taksimin edhe për fitimet e kompanive në vendet ku bëjnë biznes online, edhe pse nuk kanë prani fizike atje.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e cila i udhëhoqi bisedimet në Gjermani, tha se plani mund të gjenerojë rreth 150 miliardë dollarë të ardhura nga taksat, brenda një viti.

Të gjitha vendet më të industrializuara të grupit G20, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën dhe Francën, e mbështetën marrëveshjen, ashtu si edhe Bermuda dhe Ishujt Kajman - dy nga vendet që gëzojnë epitetin e parajsës sa u përket taksave.

Por, dy vende me taksa të ulëta të korporatave Irlanda dhe Hungaria  e kundërshtuan atë. Qeveritë që e mbështetën planin, pritet t’i miratojnë ligjet në vendet e tyre për taksën minimale, ndërsa detajet e tjera janë ende duke u hartuar.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden ka propozuar një taksë minimale prej 21% për fitimet jashtë shtetit të kompanive të mëdha amerikane.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg