Megjithëse shumica e nxënsve deklarojnë se kanë një komunikim shumë të mirë me mësuesin, madje ata të sistemit fillor e adhurojnë atë, ka pasur edhe një pjesë të vogël, të cilët kanë deklaruar se dhunohen psikologjikisht nga mësuesit e tyre.

“Nga pyetësorët e zhvilluar me 90 nxënës të tre shkollave, për të cilat kanë ardhur ankimime, rezulton se 14% e nxënësve pranojnë se dhunohen psikologjikisht nga mësuesit duke i fyer dhe etiketuar ata.

Këtë pakënaqësi nxënësit nuk e kishin ngritur më parë me drejtuesit e shkollës dhe mësuesit e tjerë. Një shqetësim tjetër, i ngritur prej tyre, është se notat nuk janë reale dhe përdoren si mjet “presioni” nga mësuesit”, - thuhet në raportin e IKAP.