’14 maji’/ Endri Shabani dhe Arlind Qori ‘përplasin’ programet politike në Report Tv: Nga transporti, te taksat dhe shkollat

TIRANË- “Nisma Thurje” dhe “Lëvizja Bashkë” kanë prezantuar në studion e Report Tv programin politik me të cilën kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Të ftuar në emision “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Endri Shabani nga ‘Nisma Thurje’ dhe Arlind Qori nga ‘Lëvizja Bashkë’ kanë deklaruar se Tirana është bërë një vend i pajetueshme, teksa në dukje pikat e planit të tyre janë të përbashkëta, por mënyra e realizimit janë të ndryshme.

“Nuk mund të taksohet njësoj si shtëpia e parë, të ketë një taksë minimale, shtëpitë e dyta e treta, e 15-ta janë luks. Një njeri që ka 15 apartamente, të ndjejë presion fiskal dhe të mos i mbajë. Bashkia të ndërtojë banesa sociale. Transporti, autobusi s’ka korsi të dedikuar, përveç se janë të amortizuar, transporti publik duhet të kthehet në shërbim publik. Në ditë të caktuara të javës të ketë transport publik falas. Kjo është e rëndësishme, makina duhet të jetë opsion, jo domosdoshmëri. Tirana ka nevojë për hapësirë, nuk gjen trotuar, se ndërtues, uzurpator na marrin hapësirën. Te parku afër bibliotekës do ndërtohet pallat. Shkollat, sot bëhet mësim me 2 turne në 40 shkolla, pse nuk ka në plan bashkia që të ndërtojë shkolla, shkollat që po ndërtohen, nuk janë me fondet e Bashkisë, por të Bashkimin Europian. Uji i pijshëm, janë probleme akute dhe kërkojnë një administrim vizionar dhe të ndershëm dhe këta nuk kanë as vizionin as idenë”, tha Arlind Qori.

“Ne duam të çojmë njerëz të zakonshëm, që mbrojnë qytetin e vet. E para që të zgjidhin ngrëçin që ka mbetur për shkak të interesave ekonomik. Nuk besoj se Veliaj nuk e di në situatën që nuk e dinë si bëhet. Problemi është se janë peng të disa interesave ekonomik. Oligarkët kanë marrë linjat e transportit, duke qenë se janë monipol, transporti është skandal, të gjithë shkojnë në qendër, një që nuk ndodh gjë, sepse gjithë qëllimi është në qendër, linjat nuk kanë pse të shkojnë në Tiranë. Duam të ulim kostot e jetës, ka 120 mln euro bashkia e Tiranës, i mbledh dhe nuk i shpenzon, bashkia nuk i duhen kaq taksa sa mbledh, kanë vendosur taksë arsimi që është e panevojshme dhe e treta është një taksë anti-kushtetuese, ke hotelet që paguajnë zero taksë për infrastrukturë, ne duam ta përmbysim. Të mos lejojmë privatizimin e ujit, blihet uji se ai në çezma nuk është i pijshëm”, tha Endri Shabani.

Për Shabanin, këto ndryshime mund të bëhen vetëm nga njerëz që nuk kanë pasur asnjë lidhje me politikën. Prandaj ai thotë se do të futen në garë me 2 këshilltarë bashkiak.

 “Të përfaqësohemi me 2 këshilltarë bashkiak e cila ndonëse nuk është ajo që do të donim, është t’i japim vendit opozitë. Parlamenti i qytetit duhet të jetë organi më i rëndësishëm, në Shqipëri duke qenë se ka qenë i njerëz palë, nuk ka marrë rëndësinë që i takon. Këtë e bëjnë vetëm njerëzit e zakonshëm, që nuk kanë marrë para nga oligarkët për të bërë fushatë”, u shpreh Shabani nga ‘Nisma Thurje’.

Nga ana tjetër, Qori e sheh politikën ndryshe nga sa është tani.

“Raporti i saj që thua dhe bën, politika është mundësia për të bërë atë që thua, ne ju qëndrojmë fjalëve tonë, kemi guximin për të çuar përpara idealet tona. Gara nuk është partiake, vetja jonë politike është për stabilitetin ekonomik. Tirana është bërë një qytet i pajetueshëm, këto zgjedhje janë mundësi për ta transformuar qytetin në rrugën e duhur”, përfundoi Qori.

Për Bashkinë e Tiranës, deri më tani janë zyrtarizuar Erion Veliaj nga PS dhe Belind Këlliçi nga koalicioni Berisha-Meta, e ndërsa partitë e vogla kërkojnë këshillat Bashkiak.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje