Sondazhi në Report Tv/ PS forcë e parë në 14 maj! PD e Alibeajt pikiatë! Berisha-Meta të dytët! Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, Këlliçi s’i kalon 38%

TIRANË- Nëse shqiptarët do të votonin sot, mbi 60% e tyre do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe rreth 50 për qind do të zgjidhnin Partinë Socialiste. Shifra ka dalë nga rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian Piepoli, që u publikua mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin "Repolitix", në Report Tv.  Siç duket edhe nga tabelat, Partia Socialiste vijon që të mbetet forca politike që ka mban shumicën në vend. Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021 nga ku ka fituar me 47.67%, PS s’ka lëkundje në rezultate dhe vijon të konfirmohet në vendin e parë. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, të cilën thonë se do ta votojnë vetëm 11-15% e të anketuarve, ndërkohë koalicioni i Berishës dhe Metës, renditet i dyti, me 31-35% e qytetarëve që thonë se do ta votojnë.

50% e qytetarë të pyetur nga instituti italian Piepoli, kanë deklaruar se do të votojnë Erion Veliajn, ndërsa sipas sondazhit, Këlliçi merr deri në 38% të votave dhe PD vetëm 12%. Të pyetur nëse qeverisja “Rama 3” i ka përmbushur pritshmëritë e tyre, 50% e të anketuarve përgjigjen pozitivisht, ndërsa pjesa tjetër thonë se janë të kënaqur, por presin më shumë.

Një tjetër pyetje e sondazhit të institutit Italian Piepoli ishte edhe se te cili politikan kanë më shumë besim. I pari për nga përgjigjet e qytetarëve rezulton kryeministri Edi Rama me afro 49%, më pas vjen Sali Berisha me 27%, Alibeaj me 8% ndërsa për Ilir Metën janë përgjigjur pozitivisht vetëm 1% e tyre. Pjesa tjetër e përgjigjeve ka shkuar për liderë të tjerë.

Në sondazhet e Piepolit, shqiptarët janë të zhgënjyer nga betejat e opozitës. Për përçarjen pjesa dërrmuese e tyre fajësojnë kreun e Rithemelimit Sali Berisha, ndërsa 13% e tyre fajësojnë Edi Ramën. Po ashtu, 65% e shqiptarëve e cilësojnë të drejtë vendimin e SHBA për të shpallur “Non grata” Sali Berishën.

Të pyetur nga Piepoli, 30% e shqiptarëve janë të bindur se opozita ka nevojë për lider të ri, ndërsa 34% kanë “të preferuar” Berishën, që sipas tyre fiton ndaj Alibeajt. Nivelin e korrupsionit, shumica e qytetarëve të pyetur e shohin në rritje, por gjithsesi, drejtësinë e cilësojnë më të mirë se një vit më parë.

Po ashtu, edhe punën e policisë e cilësojnë më efikase krahasuar me vitin 2022 dhe vetëm 35% e shqiptarëve të pyetur, përgjigjen mendojnë se media është e lirë.

Sondazhet e institutit Italian Piepoli, tregojnë se gjysma e shqiptarëve janë pro aministisë fiskale, ndërtimit të Portit të Durrësit, por edhe bashkimit Shqipëri-Kosovë. Si problematikë më të madhe, qytetarët aktualisht rendisin rritjen e çmimeve, pagat e ulëta, ikej e popullsisë, korrupsionin si dhe gjendjen në shëndetësi e arsim.

Kujtojmë se për katër palë zgjedhjet rresht, Instituti prestigjioz Piepoli, në bashkëpunim me Report TV, kanë parashikuar me saktësi të jashtëzakonshme rezultat zgjedhore. Kjo u vërtetua katërcipërisht edhe në 25 prillin e vitit 2021, zgjedhjet e kaluara parlamentare. Duke nisur që në dhjetor 2020, në fakt Report TV transmetoi sondazhet e realizuara nga instituti italian i kërkimeve dhe që atëherë, kapi tendencën politike që do të konfirmohej më pas nga votat e zgjedhësve, domethënë shembjen vertikale të LSI, rritjen e PD dhe rikonfirmimin e PS për mandatin e tretë. Kjo tendencë mbeti e qëndrueshme dhe në të gjithë sondazhet që pasuan, dhe, me kalimin e javëve dhe rritjen e numrit të të intervistuarve, parashikimet u bënë gjithnjë e më të sakta dhe të detajuara.

Instituti Piepoli dhe Report TV ishin të vetmit që llogaritën në 4 sondazhet e fundit edhe numrin e mandateve për çdo qark dhe më pas në nivel kombëtar. Një parashikim që asnjë televizion tjetër në Shqipëri, nuk guxoi ta ndërmerrte. Por pikërisht falë eksperiencës së Institutit Piepoli që bashkëpunon në Shqipëri me Report TV që në zgjedhjet e vitit 2013, parashikimet u gjetën të gjitha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:54
DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan

1680126931_15.jpg

Gati 2/3 e shqiptarëve mendojnë se vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të shpallur ‘Non Grata’ Sali Berishën ka qenë drejtë. Ky  është rezultati i përgjigjeve të sondazhit të institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Më konkretisht, 61%  e të pyeturve e kanë cilësuar si të drejtë, ndërsa 4% si të drejtë por me motive politike. Ndërkohë që 30% e të pyeturve thonë se është i padrejtë.

Ora 23:53
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave

1680126861_20.jpg

Krijimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i shkollave, duhet të jenë prioritetet e kryebashkiakëve të ardhshëm në çdo qytet, mirëpo pa neglizhuar as furnizimin me ujë të pijshëm, luftën ndaj ndërtimeve pa lejë, riparimin e rrugëve, zhvillimin kulturor apo edhe mbrojtjen ndaj grave. Ky është rezultati i nxjerrë nga sondazhi i bërë nga Instituti Piepoli në bashkëpunim në Report Tv, të cilët të pyetur se “cilat janë temat që kryebashkiaku i ardhshëm i qytetit tuaj duhet të ndjekë me përparësi” kanë votuar me një vlerësim prej 8 pikë nga 10-ta maksimale.

Ora 23:44
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%

 

1680126276_20.jpg

Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.

Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 47-51% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandate të tretë. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021, PS ka një rritje të lehtë më 2%.

I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 34-38% e qytetarëve të anketuar në Tiranë. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021 shihet një rritje e ndjeshme e LSI, kjo për faktin se është në koalicion me Berishën.  Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, do të votonin 8-12% e qytetarëve të anketuar. PD ka një rënie drastike krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Ora 23:26
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët

1680125248_19.jpg

Partia Socialiste vijon që të mbetet forca politike e cila mban shumicën në vend. Nga rezultatet e sondazhit të institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 46%-50% e qytetarëve të anketuar në rang kombëtar do të votonin Partinë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit. Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021 nga ku ka fituar me 47.67%, PS s’ka lëkundje në rezultate dhe vijon të mbajë vendin e parë. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike! Vetëm 11-15% e qytetarëve të anketuar në rang kombëtar thonë se do të votojnë PD-në më 14 maj.

Ndërkohë koalicioni Bashkë Fitojmë, i Berishës dhe Metës, renditet i dyti. 31-35% e qytetarëve të anketuar do të votonin këtë koalicion për zgjedhjet e 14 majit. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara ku LSI mori vetëm 6.81%, shihet me rritje, por kjo për faktin e bashkëpunimit me Sali Berishën. 0-2% do të votonin PSD-në, partia e cila ka një rënie të lehtë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021. 1% e shqiptarëve do të votonte Aleancën Liberale të Djathtë dhe LZHK-në.

Ora 23:15
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%

1 në 3 shqiptarë mendojnë se opozita ka nevojë për një lider të ri! Sipas rezultateve të sondazhit të institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për periudhën parazgjedhore, 33% e qytetarëve shqiptarë të anketuar, duan një lider të ri në opozitë, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.  34% e tyre kanë si lider të preferuar në opozitë për të fituar zgjedhjet Sali Berishën, i cili fiton ndaj Enkelejd Alibeajt që vlerësohet nga 19% e shqiptarëve. Më dobët si lider opozite, vlerësohet Ilir Meta, ku vetëm 1 % e qytetarëve të anketuar e mendojnë si lider të opozitës që të fitojë zgjedhjet.

1680124536_18.jpg

Ora 23:15
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën

 

Për futjen e përçarë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, shqiptarët bëjnë përgjegjës ish-kreun e PD-së Sali Berishën. Të pyetur nga ekspertët e Piepoli se kush është përgjegjës i faktit që opozita do të paraqitet e ndarë në zgjedhjet e 14 majit, 58% e shqiptarëve mendojnë se është Sali Berisha. Vetëm 24% prej tyre bëjnë përgjegjës ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën, ndërsa vetëm 5% bëjnë përgjegjës kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. 13% e shqiptarëve po ashtu mendojnë se edhe Edi Rama është përgjegjës për futjen e opozitës së përçarë në zgjedhjet e 14 majit.

1680124581_17.jpg

Ora 23:06
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar

 

Vetëm 13% e të anketuarve në sondazhin e realizuar nga Instituti Italian i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv besojnë se opozita po bën një betejë të fortë politike kundrejt mazhorancës. Nisur nga fakti se tashmë ato janë të për çfarë, 26% e të pyeturve janë të mendimit se nëse do të ishin të bashkuar do të ishin më të fortë.

 

1680124076_14.jpg

Ora 22:51
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt

 

Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë 2 politikanët që nuk ngjallin aspak besim te shqiptarët. Në duelin mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës, me të 2 që pretendojnë drejtimin e opozitës, më shumë shqiptarë kanë preferuar më shumë ish-kryeministrin. Më konkretisht, pyetur se “cilët nga liderët politik të jep më shumë besim”, 27% kanë votuar Sali Berisha, 8% Enkelejd Alibeajn, 1% Ilir Meta dhe Lulzim Bashën. Më i preferuar i është kryeministri Edi Rama, që ka marrë pothuajse shumicën e votave, më konkretisht 49%. Interesante është fakti se për liderë të tjerë kanë votuar 10%.

1680123109_13.jpg

Ora 22:41
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe

 

Ndonëse opozita është rreshtuar një zëri kundër projektit të Portit të Durrësit, shumica e shqiptarëve e vlerësojnë si një mundësi shumë të mirë. Referuar rezultateve të nxjerra nga sondazhi i bërë nga “Piepoli” në bashkëpunim me Report Tv, ka rezultuar se vetëm 13% e shqiptarëve janë rreshtuar kundër këtij projekti, e ndërsa më shumë se gjysma e cilësojnë si një mundësi shumë të mirë për Shqipërinë. 56% e të pyeturve thonë se është mundësi e madhe.

1680122514_12.jpg

Ora 22:31
Sondazhi në Report Tv/ 52% e të pyeturve vlerësojnë pozitivisht Ballkanin e Hapur! Vetëm 6% thonë se favorizon Serbinë

1680121909_11.jpg

Një tjetër projekt politik i kritikuar shumë ashpër është edhe Ballkani i Hapur, ku opozita është rreshtuar kundër tij, mirëpo në ndryshim nga ta, shumica e shqiptarëve janë pro. 52% e të pyeturve në sondazhin e realizuar nga Instituti Italian i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv e kanë cilësuar si projekt shumë të mirë, e ndërsa 28% janë rreshtuar kundër. Vlen të theksohet se 14% e të anketuarve në sondazh nuk kanë informacion se çfarë është projekti i Ballkanit të Hapur. Ndërkohë që vetëm 6% e të pyeturve kanë frikë se mos favorizon Serbinë.

 

Ora 22:30
S’ka surpriza! 74% e shqiptarëve duan krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë

1680121871_10.jpg

Përgjigjet e kësaj pyetje të sondazhit nuk janë aspak befasuese. 74% e shqiptarëve janë dakord për krijimi e një shteti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. E ndërsa interesant është fakti se 14% të tjera janë shprehur se nuk janë aspak dakord. Ky rezultat ka dalë si rrjedhojë e sondazhit të bërë nga Instituti italian ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv.

 

Ora 22:21
Çmimet e larta, pagat, emigrimi, korrupsioni dhe shëndetësia problemet që shqetësojnë më shumë shqiptarët: Politika duhet të përqendrohet më shumë

1680121351_8.jpg

Çmimet e larta, pagat, emigrimi, korrupsioni dhe shëndetësia por edhe çështje si kriza ekonomike apo punësimi janë sektorët që shqetësojnë shqiptarët dhe sipas tyre duhen të kenë më shumë vëmendje nga politika.  Sipas rezultateve të dala nga sondazhi i institutit ‘Piepoli’ në Report Tv çmimet e larta janë problematika më e madhe ku politika duhet të përqendrohet në këto momente. Qytetarët e kanë renditur si problemin kryesor në listën e problemeve kryesore me të cilat duhet të merret qeveria. Duke votuar me shifrat 1-10 nga më pak e rëndësishme tek më shumë problematikja, çmimet e Larta rezultojnë me shifrën 8.6.

 

Ora 22:08
35% e qytetarëve në Shqipëri mendojnë se media është e lirë, 28% thonë se nuk është aspak! 26%: Të ndalen abuzimet

1680120514_7.jpg

Shqiptarët janë të dyzuar sa i përket lirisë së shtypit në vend. Në sondazhin parazgjedhor në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli 35% e qytetarëve shqiptarë të pyetur sesi e gjykojnë lirinë e shtypit në vend, mendojnë se media është e lirë dhe kështu duhet të jetë. Ndërkohë 28% e qytetarëve mendojnë se media në Shqipëria nuk është aspak e lirë. 26% e qytetarëve të pyetur mendojnë se media është e lirë, por duhen evituar abuzimet. Sakaq 11% e qytetarëve mendojnë se media është pak e lirë.

Problemet me të cilat duhet të merret qeveria, sondazhi ‘Piepoli’: Çmimet e larta çështje parësore! Ndiqet nga pagat e ulëta dhe lufta ndaj korrupsionit

 

Ora 22:00
Shqiptarët të shqetësuar, 52% e të pyeturve nga Instituti Piepoli dhe Report Tv mendojnë se kriminaliteti është në rritje

1680120049_6.jpg

Më shumë se gjysma e shqiptarëve janë të shqetësuar dhe mendojnë se kriminaliteti në Shqipëri është në rritje, krahasuar me një vit më parë. Kështu sipas rezultateve të sondazhit të institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 52% e qytetarëve të anketuar mendojnë se niveli i kriminalitetit në Shqipëri në krahasim me një vit më parë është në rritje. 28% prej tyre mendojnë se kriminaliteti është në ulje, ndërsa 16% thonë se është njësoj. Ndërkohë vetëm 4% prej tyre thonë se niveli i kriminalitetit në Shqipëri është qartësisht në ulje, krahasuar me një vit më parë.

 

Ora 21:59
Lufta ndaj krimit/ Piepoli pyet shqiptarët sa të kënaqur janë me punën e policisë! 44% e cilësojnë si ‘më efikase’ krahasuar me 2022

1680119991_5.jpg

Shqiptarët e kanë vlerësuar pozitivisht punën e Policisë së Shtetit në luftën e tyre ndaj kriminalitetit. Pyetur nga Instituti Italian i Piepolit në sondazhin e bërë në bashkëpunim me Report Tv, 44% e kanë cilësuar si më efikase krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, 34% kanë votuar si “më pak efikase”, e ndërsa ka pasur edhe nga ato që kanë deklaruar se nuk kanë vënë re asnjë ndryshim me punën që është bërë një vit më parë.

 

Ora 21:58
Sondazhi në Report Tv, 46% e shqiptarëve: Drejtësia më e mirë krahasuar me një vit më parë

1680119940_4.jpg

Pothuajse gjysma e shqiptarëve, 46% e të pyeturve nga instituti ‘Piepoli’, mendojnë se funksionimi i drejtësisë është përmirësuar krahasuar me një vit më parë duke shënuar progres.  Ndërkohë, 17% e tyre mendojnë se situata është po e njëjtë me një vit më parë duke mos pësuar ndryshim.  Nga ana tjetër 37% e të anketuarve, janë të mendimit se ka përkeqësim në funksionimin e drejtësisë krahasuar me një vit më parë.

 

Ora 21:41
Niveli i korrupsionit në Shqipëri, 46% e shqiptarëve e shohin në rritje krahasuar me një vit më parë, 31% mendojnë të kundërtën

1680118948_3.jpg

Korrupsioni në Shqipëria vijon që të mbetet një problem për qytetarët shqiptarë. Në sondazhin e institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv qytetarët shqiptarë të pyetur sesi e gjykojnë nivelin e korrupsionit krahasuar me një vit me parë 46% e të anketuarve thonë se është në rritje.  Por 31% e shqiptarëve të pyetur mendojnë se niveli i korrupsionit në vend ka qenë në ulje, krahasuar me një vit më parë. 19% e qytetarëve të pyetur thonë se është njësoj, ndërsa 4% mendojnë se është qartësisht në ulje.

 

Ora 21:23
Vlerësoni nga 1-10, shqiptarët notë mesatare punëve të qeverisë Rama në sektorët më të rëndësishëm! Administrata më dobët

1680117856_2.jpg

Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv ka marrë mendimin e qytetarëve shqiptarë lidhur me punën e qeverisë së Edi Ramës në çdo sektor. Nga 1-10, shqiptarët i kanë vendosur qeverisë ‘notën 5’. Më konkretisht referuar rezultateve të këtij sondazhi, sektori më i vlerësuar është turizmi dhe Infrastruktura 5.1, e ndërsa më dobët është vlerësuar puna në administrata me 4.9. Një fakt i tillë është pranuar edhe vetë nga qeveria Edi Rama, për këtë arsye është vendosur që shumica e shërbimeve të kalojnë online në portalin e-Albania, për të shmangur radhët, por më specifikisht korrupsionin.

 

Ora 21:11
Sondazhi i ‘Piepoli’-t në Report Tv/ Zv.presidenti i institutit italian: Kemi intervistuar 1000 njerëz

Rreth 1000 njerëz janë pyetur në sondazhin e Piepolit në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Kështu bëri me dije zv.presidenti i institutit Piepoli Livio Gigliuto gjatë një interviste në Repolitix.

‘Në sondazh ka parashikime dhe përfaqësime të opinionit publik. Ne kemi intervistuar 1000 njerëz që merr parasysh përbërjen gjeografike të vendit edhe të zonës gjeografike ku jetojnë shtetasit shqiptar.’- u shpreh Livio Gigliuto.

Ora 21:09
Sondazhi i Piepolit, shqiptarët të ndarë në dysh në vlerësimin për qeverisjen e Ramës në mandatin e tretë: 50% të kënaqur

Teksa ndodhet në mesin e mandatit të tij të tretë dhe pas gati 10 vitesh në qeveri, shqiptarët janë të ndarë në 2 pjesë sa i përket mënyrës së “qeverisjes Rama”. 49% kanë deklaruar se janë të zhgënjyer dhe 50% të kënaqur, por presin edhe më shumë. Ky është rezultati i sondazhit të Institutit italian “Piepoli” në bashkëpunim me Report Tv. Më konkretisht referuar të dhënave, 20% kanë votuar se janë shumë të kënaqur, 24% kanë votuar se janë relativisht të kënaqur, por presin më shumë. Nga ana tjetër, 15% janë shprehur se janë të zhgënjyer dhe 34% të tjerë kanë treguar se janë shumë të zhgënjyer. Vetëm 1% e kanë cilësuar si shumë shpejt për të gjykuar.

 

Ora 15:36
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv, projeksioni: 51% e shqiptarëve janë dakord që të aplikohet amnistia fiskale

1680097079_er3.JPG

Shumica e shqiptarëve janë dakord që të aplikohet amnistia fiskale, një angazhim i ndërmarrë nga qeveria Rama. Ky është rezultati i dalë nga Instituti Piepoli në sondazhin e Report Tv, ku 51% e qytetaëve të pyetur janë shumë dakord për këtë nismë.

Nga të dhënat rezulton se 23% e qytetarëve të pyetur nuk janë aspak dakord ndërsa 18% janë indiferent për këtë iniciativë të qeverisë. Vetëm 8% e të pyeturve nuk kanë dijeni se çfarë është nisma e amnistisë fiskale që synon që të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët janë rezidentë në Shqipëri të vetëdeklarojnë deri në 2 milionë euro pasuri të luajtshme.

Sot në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të sondazhit të insitutit italian 'Piepoli' se çfarë do të ndodhë më 14 maj.

Ora 15:34
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv: Nëse zgjedhjet lokale do të mbahen sot mbi 60% e shqiptarëve do të marrin pjesë

Gati 95% e shqiptarëve të pyetur nga instituti italian Piepoli, në sondazhin e Report Tv për procesin parazgjedhor, janë gati të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Por duke pasur parasysh se në listat zgjedhore të Shqipërisë një përqindje e madhe janë emigrantë rezidentë të përhershëm në botë, atëherë një projeksion i Institutit Piepoli parashikon që në zgjedhje në Shqipëri të marrin pjesë mbi 60% e shqiptarëve.Qytetarët e pyetur nëse do të shkojnë që të votojnë në zgjedhjet vendore, 87% janë përgjigjur ‘sigurisht që po’; ‘ndoshta po’ 8%; ‘ndoshta jo’ janë përgjigjur 1%; ‘sigurisht jo’ 3% dhe ‘nuk e di akoma’ 1%.

Sot në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të sondazhit të insitutit italian 'Piepoli' se çfarë do të ndodhë më 14 maj.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 30/03/2023 07:57

    120 lider te djadhe 1 lider nuk eshte sali berisha por eshte alfted moisiu 2 sader lleshi 3 elez biberaj 4 frok cupi 5 niko lesi 6 frank shkreli 7 sofia kastriota 8 kryetari komunes ulqini 9 bleona qereti 10 luizi 10 lega zogu kresnik spahiu 11 azgan haklaj 13 djali ramis aliz 14 djali piro dobiba 15 vellai mustafaj krujes 16 don gjergj meta 17 dom doshi 18 djali axhi lleshi 19 prijesha kapedani markmarkagjoni 20 djali pjeter abnori 21 djali bashkim kopliku djali ose nipi rexhep mitrovica 23 elezi 24 e duhete denimi me vdekje ose izolimi kriminele internimi kriminel ose medota petzhdukje mafies te arestohete te gjthe ish ministra shqiptare mund te vi ne shqiperi per shkake krisa ne evrope do behete zgjedhje partiake fiton 1 PArtia socialiste dyta muqesi atlantink alfred moisiu 3 shoqata qemal stafa rexhep mejdani 4 dom doshi 5 taulante muka dhe taulante deda 5 sader lleshi 6 agron llaka 7 fran shkreli arjan cani 8 prec zogaj 9 Filip cakuli 10 elezi 11 marin mema13 fran shkreli 14 muhamet kzpllani 15 lega zogu 16 piro dhimo piro lutaj 17 luiz 18 gjer luca 19 enerik mehmeti 20 djali pjeter abnori 21 artur zhej 22 djali dhe nipi mustafaj kruja24 foto shtrakosha 25djali piro dobiba 26 luiza gega 27 nipi rexhep mitrovica 28 xhejms belushi 29 arbana osmani 30 sternipi balshaj 31 shkelqim cani 32 lidhje beshlidhja lezhe 33 niko lezi 34 djali vito kapo35 jajaga 36 genc caka rita ora 38 partia komuniste 39 engelejde alibeja ose dojete engelejde nga e majta 40 aalfred sereqi 41 beza 42 djali bahri omari 43 ben blushi 44 vjollca osmani 45 shoqeria civile 46 djali femi agani 47 kastriot islami 48 agim ceku sternipi ismail qemali 49 djali fotocami

    Përgjigju
  • Tirona: 30/03/2023 01:08

    Akoma mendoni se Foltorja e Berisha mer me teper se PD e ligjshme, k’to qe kon bo sondazhet i paskon bo neper katune , sna ha menja te jete bo ne qender te Tirones se Po te ishte bo ne qender Kerrici fhe Foltorja nuk morin as 2%, mos u habisni erdhi 14 Maji

    Përgjigju
  • Alb: 29/03/2023 21:24

    Nuk gjen qeverisje me te mir,zgjohesh ne mengjes e fle ne dark era barut skemi pse qahemi rrogat jan mjaftueshem mbijetuese lum si ne.

    Përgjigju
    • Dakord: 30/03/2023 07:53

      Po ja presim kriminelin sali te na rrise rrogat e pastaj te punesoje vrasesit ne administrate qe te jemi te lumtur nga mengjesi deri ne darke.

  • Gjergj: 29/03/2023 16:11

    Amnesti fiskale? Jam kurioz shumè, tè dij vèrtetè se sa shqiptarè nè pèrqindje, nga kèta qè kemi mbetur kètu, e dinè vèrtetè se pèr çfarè flitet? Kur e dègjojnè si fjalè,,mendohen ca, deri tu bjerè nè mèndje se kur studionin tek KRISTAL atèbotè, kètè temè e kishin anashkaluar. Amnesti fiskale,,amnezi trurale. Vonè kjo amnezia, pèr tigrin. Ia konfiskuan.

    Përgjigju
    • I pandershmi: 30/03/2023 17:55

      Normal qe duam amnisti sepse shumica jone ka bere para me pislliqe nga me te ndryshmet. Vetem 5% e popullsise mund te jete e ndershme qe nuk ka zaptuar nje prone, nje parking, ndertuar pa leje, qe nuk ka marre dhe ka dhene rryshfet apo vjedhur. Ne jemi populli me i pandershem ne Europe persa i perket perqindjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale