14 Maji/ Enriketa Papa: PD, rezultati jashtë parashikimeve! Jo ndërtimeve në qendër, Tirana duhet policentrike

Kur kanë mbetur edhe më pak se 4 ditë nga fushata elektorale, Partia Demokratike hedh poshtë deklaratat apo sondazhet që thonë se të ketë një rezultat shumë të dobët. Enriketa Papa, drejtuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, e ftuar në ‘Studio Live’ është shprehur se PD po pritet shumë mirë nga njerëzit dhe rezultat ka për të qenë shumë i mirë.

“Njerëzit na presin mirë në çdo dalje tonën, qoftë ne kandidatëve por edhe për z. Bejko. Njerëzit shohin te ne një mundësi të mirë, na kanë pritur mirë dhe fushata po ecën mirë.  Partia Demokratike ka pritshmëritë e saj, pritshmëri të cilat dalin prej sondazheve tona që na nxjerrin më lart. Fushata është intensive dhe ne presim që të ketë një reflektim edhe në vendimin e qytetarëve”, tha Papa në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj.

Sulmet nga të dyja palët ndaj PD, për Papën janë për shkak se këto zgjedhjet janë edhe shumë politike.

“Ne jemi në qendër të akuzave për shkak se këto akuza janë edhe shumë politike. Pritet një qëndrim i qytetarëve për keqqeverisjen e deritanishme të Partisë Socialiste dhe Veliajt por edhe për situatën në PD me lëvizjen përçarëse të z. Berisha që i është bashkuar edhe z. Meta. Ka një lloj përpjekje nga ana e koalicionit Berisha-Meta për ta neglizhuar ekzistencën e Partisë Demokratike sikur nuk ka forcë. Por në fakt nuk është kështu. Ne do të kem një rezultat goxha të mirë dhe do të kemi edhe kandidatë tanët fitues”, tha Enriketa Papa.

Duke folur për programin e Partisë Demokratike për zhvillimin e Tiranës, drejtuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë tha se ndërtimet do të ndalohen në qendër dhe synimi është një kryeqytet policentrik.

“Sa i përket lejeve të ndërtimit, ne jemi forcë e djathtë, pro pronës, pro biznesit dhe patjetër që do të jepen leje për zhvillimin e Tiranës. Ne jemi për një Tiranë policentrike. Dhe jo fokusim i ndërtimeve dhe ‘oligarkisë së ndërtimit’ në qendër të Tiranës. Jashtë qendrës kryesore mund të japësh mundësi të mëdha zhvillimi. Në qendrën historike absolutisht s’mund të ketë ndërtime, është bërë shumë për dëmtimin e identitetit”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, Enriketa Papa.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 10/05/2023 03:24

    Ka te drejte zonja:"Te gjithe jemi për një Tiranë policentrike. Jo fokusim i ndërtimeve dhe ‘oligarkisë së ndërtimit’ në qendër të Tiranës. Shtrijeni Tirane drejt Durresit dhe Krujes, Qafe Kerrabes dhe Ndroqit.

    Përgjigju
  • jani: 09/05/2023 17:31

    po tani kujtoheni juve,,,,ka mbaruar tirana ,,u betonua komplet....betononi me pallate dhe rrethinat dhe quajeni tiranen betonara...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë