Sondazhi i Piepolit/ PS vijon rritjen në Tiranë! Veliaj thellon diferencën me Këlliçin! Llatja mund Boçin në Elbasan! Pjerin Ndreu s'diskuton fitoren në Lezhë

TIRANË- Kur na ndajnë më pak se 1 muaj nga zgjedhjet e 14 majit, rritet mbështetja e kryeqytetasve për Erion Veliajn. Në sondazhin e 3-të të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, 48-52% e qytetarëve të pyetur thonë se do të votojnë Veliajn për një tjetër mandat, duke thelluar fitoren në rast se zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Një rënie të lehtë me një javë më parë ka në mbështetje kandidati i opozitës Belind Këlliçi, të cilin nga të pyetur do ta votonin 38-42%. Rënie ka edhe Roland Bejko me 1%.

Edhe Partia Socialiste ka shënuar një rritje në përkrahje. 48-52% e të anketuarve do të votonin socialistët, e njëjta përqindje si kryebashkiaku Veliaj, ndërsa 35-39% do të votonin koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Partinë Demokratike sipas projeksioneve, do ta mbështesnin me votë 7-11% e qytetarëve.

Erion Veliaj vlerësohet nga qytetarët edhe për atë që opozita e ka kthyer në kartën më të fortë të betejës politike, transporti dhe trajtimi i mbetjeve. 11% e konsiderojnë eficent dhe 35% normal shërbimin e transportit, ndërsa 51% e tyre thonë se Tirana është me pastër.

Edhe Elbasani sipas projeksioneve, 25 ditë para zgjedhjeve, mbahet nga kryebashkiaku Gledian Llatja. 49-53% e qytetarëve thonë se do të votonin kandidatin socialist, ndërsa 36-40% prej tyre do të votonin kandidatin e opozitës Luçiano Bocin.

PS renditet forcë e parë me 50-54%, koalicioni Bashkë fitojmë forcë e dytë me 33-36% ndërsa 7-11% e qytetarëve votojnë Partinë Demokratike. Mes këtyre votuesve, 47% thonë se PD gaboi që nuk nxorri kandidat nga logoja zyrtare. Mbështetje shkon edhe për PDIU, edhe pse pa kaluar 3%.

Puna e Gledian Llatjas vlerësohet shumë pozitivisht nga 21% e të anketuarve, pozitivisht 38%, negativisht 26% dhe shumë negativisht 15% e tyre.

Inceneratorët, për të cilët Llatja është sulmuar nga opozita, për shumicën e qytetarëve të Elbasanit kanë përmirësuar pastërtinë në këtë bashki. Ndër problemet e qytetit, të anketuarit rendisin në vendin e parë kriminalitetin.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, lezhjanët do t’i ribesonin Pjerin Ndreut drejtimin e Bashkisë me diferencë të thellë.  55-59% e të anketuarve nga Instituti Piepoli thonë se do të votonin Pjerin Ndreun ndërsa 36-40% rivalin e vetëm në garë, Pashk Gjonin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Megjithatë, 3-7% e të anketuarve thonë se nuk do të votonin asnjërin në garë.

Edhe PS ruan epërsinë në Bashkinë e Lezhës. 52-56% e të anketuarve thonë se do të votonin PS. Forcë e dytë sipas projeksioneve renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 34-38% ndërsa logoja e PD pëson rënie drastike nga zgjedhjet e shkuara duke u renditur forcë e tretë me jo më shumë se 9% mbështetje. Dalja e kësaj të fundit pa kandidat në këtë bashki, sipas 71% e qytetarëve favorizon koalicionin opozitar të Berishës e Metës.

Duke u ndalur në punën e kryebashkiakut aktual sipas sondazhit të Piepolit, rreth 70% e të anketuarve e vlerësojnë shumë pozitivisht ose pozitivisht.

Përmbytjet, që janë një nga problematikat e përvitshme të Lezhës, për qytetarët e kësaj bashki nuk janë përgjegjësi vetëm e kreut të Bashkisë Pjrin Ndreut. 31% I të anketuarve thotë se është përgjegjësi e të gjitha palëve politike, 19% i PS, 26% i qeverisjes së mëparshme, 6% i kryetarit aktual të partisë, 2% kryetarit të mëparshëm.

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1 

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZH 2

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:39
A do e votonit nëse Alibeaj do nxirrte kandidat në Lezhë? Vetëm 2% e lezhjanëve votojnë ‘po’, 67% ‘jo’

1681940383_L9.png

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt nuk ka nxjerrë një kandidat të sajin në Bashkinë e Lezhës, mirëpo edhe nëse do e merrte këtë vendim, lezhjanët nuk do e mbështesnin. Në sondazhin e institutit italian Piepoli dhe Report Tv, 67% e lezhjanëve kanë thënë se nuk do e mbështesnin një kandidat të dalë nga PD-ja. Vetëm 2% e tyre kanë votuar se do e votonin, një shifër kjo shumë e vogël krahasuar me të tjerë qytetarë që janë të pavendosur. 31% kanë thënë se “nuk e dinë” se çfarë qëndrimi do mbanin.

Ora 23:36
Sondazhi i Piepolit/ Pjerin Ndreu merr një mandat të dytë në Lezhë, nuk diskuton fitoren përballë Pashk Gjonit

1681940198_L8.png

Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Pjerin Ndreu do të merrte një mandat të dytë në Bashkinë e Lezhës, i cili do të merrte 55-59% të votave. Ky është rezultati i sondazhit të bërë nga Piepoli në bashkëpunim me Report TV. Ndreu rezulton fitues, përballë kandidatit tjetër të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni . Referuar sondazhit, ai do të merrte 36-40% të votave.

Ora 23:35
Sondazhi/ PS fiton bindshëm në Lezhë! Koalicioni Berisha-Meta forcë e dytë, PD vetëm 9% të votave

1681940159_L7.png

Partia Socialiste duket se do të marrë një fitore në Bashkinë e Lezhës. Sondazhi i Piepolit nxjerr PS fituese në Lezhë me 52-56% të votave, e ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet si forcë e dytë. Berisha-Meta, sipas të dhënave të Piepolit, pritet të marrin nga 34-38% të votave, e ndërsa PD-ja vetëm 5-9%.

Ora 23:31
Sondazhi/ 31% e qytetarëve fajësojnë PD-PS për përmbytjet e vazhdueshme në Lezhë

1681939987_L3.png

Për qytetarët lezhjan, fajtor për përmbytjen e qytetit është politika në tërësi. 31% e të pyetur në sondazhin e Piepolit kanë bërë fajtor “të gjithë”. Ka pasur edhe nga ato qytetarë, më konkretisht 26% e tyre që kanë drejtuar gishtin nga qeverisja e mëparshme e PD-së, e ndërsa 19% fajësojnë qeverinë aktuale socialiste.

Ora 23:30
Sondazhi i Piepolit/ Lezhjanët në 14 maj do ‘shkundin votën’! 90% e tyre do votojnë në zgjedhje

1681939885_L6.png

Lezhjanët nuk e kanë asnjë mëdyshje. 90% e tyre kanë treguar se do të shkojnë të votojnë në 14 maj, e ndërsa nuk kanë munguar as qytetarët që janë të pavendosur nëse do hedhin votën e tyre në kutinë e votimit ose jo. 7% kanë thënë nuk e di,  e ndërsa vetëm 1% kanë thënë jo.

Ora 23:28
Alibeaj nuk nxori kandidat në Lezhë, 71% e lezhjanëve: Favorizohet kandidati i koalicionit Berisha-Meta

1681939828_L5.png

Shumica dërrmuese e lezhjanëve janë të mendimit që mos nxjerrja e një kandidati nga Enkelejd Alibeajt në Lezhë, favorizon koalicionin Berisha-Meta. Referuar të dhënave që kanë dalë pas sondazhit të bërë nga instituti i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, 71% e qytetarëve kanë deklaruar se ky vendim i Alibeaj favorizon koalicionin “Bashkë Fitojmë”, e ndërsa 13% të tjerë kanë votuar “jo”.

Ora 23:23
Kushtet e lumit Drin shkak për ndotjen e qytetit, 49% qytetarët sondazhin e Piepolit: Problem shumë shqetësues

1681939736_L4.png

Kushtet e Lumit Drin janë bërë shkak për ndotjen e qytetit dhe 49% e qytetarëve të pyetur nga “Piepoli” e kanë vlerësuar si një problem shumë shqetësues. Referuar të dhënave që vijnë si rezultat të sondazhit të bërë nga instituti prestigjioz italian në bashkëpunim me Report Tv, 31% kanë vlerësuar këtë problematikë  mjaftueshëm shqetësuese. 14% kanë votuar “pak” dhe 3% të tjerë si “aspak”.

Ora 23:22
Sondazhi i Piepolit/ 69% e lezhjanëve të kënaqur me punën e Pjerin Ndreut

1681939384_L2.png

Për qytetarët e Lezhës, kryebashkiaku aktual Pjerin Ndreu ka bërë një punë të mirë. Referuar të dhënave të gjeneruara nga sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, 69% e kanë vlerësuar si pozitive deri në shumë pozitive. Nga ana tjetër, 31% e kanë vlerësuar si negative deri në shumë negative.

Ora 23:13
Sondazhi i Piepolit: Ekonomia, papunësia dhe kriminaliteti, problemet më shqetësuese në Lezhë

1681938837_L1.png

Kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës do duhet të ketë në fokus kryesor krizën ekonomike dhe papunësinë. Në sondazhin e bërë nga Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, qytetarët kanë vlerësuar si më problematike pikërisht ekonominë e vendit dhe papunësinë, e ndërsa më pas vlerësojnë shqetësuese kriminalitetin. Më pas,  shqetësuese e kanë cilësuar edhe gjendjen e rrugëve duke i caktuar notën 5.3 apo edhe abuzimet me ndërtimet me notën 5.1.

Ora 23:05
PD pa kandidat në bashkinë Elbasan, votuesit demokratë: Vendim i gabuar

1681938361_E7.png

Vendimin e PD që të mos ketë asnjë kandidat për bashkinë Elbasan, 47% e personave që do të votonin për këtë forcë politike e cilësojnë të gabuar. 30% e të pyeturve nga instituti i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv janë dakord me këtë vendim të PD.  23% nuk kanë një mendim nëse veprimi i PD është i duhuri apo jo.

Ora 22:43
Sondazhi i Piepolit/ Gara për bashkinë Elbasan, Gledjan Llatja merr sërish fitoren! Boçi votohet nga 40% e qytetarëve

1681937060_E6.png

Nëse zgjedhjet për bashkinë e Elbasanit do të mbaheshin sot, kryetari aktual Gledjan Llatja do të merrte sërish fitoren. Kandidati i PS është në garë për bashkinë e Elbasanit vetëm me Luçiano Boçin, kandidatin e koalicionit Berisha-Meta.  Nga sondazhi i institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e të pyeturve thonë se do të votonin për Gledjan Llatja ndërsa 36-40% do të votonin për Luçiano Boçin. Një përqindje jo e vogël që mund të çonte në një rezultat të ngushtë mes kandidatëve, 9-13% e të pyeturve nuk mbështesin asnjë prej kandidatëve.

Ora 22:42
Sondazhi i Piepolit/ PS shumicë e theksuar në Elbasan, thuajse në kuotat e 2021! Berisha-Meta marrin deri në 36%

1681936976_E5.png

Nëse zgjedhjet e 14 majit do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të merrte fitoren në bashkinë e Elbasanit, me shumicë të theksuar si forcë politike. Në sondazhin e institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, rezulton se 50-54% e të pyeturve do të votonin për PS dhe 33-36% do të votonin për koalicionin Berisha-Meta.

Për të bërë një krahasim me vitin 2021, PS konfirmohet si forcë fituese në Elbasan ku sipas sondazhit është rritur përqindja e personave që kanë besim tek socialistët. Rënie të ndjeshme pëson PD, votat e të cilëve duket se do i shkojnë koalicionit Berisha-Meta. Nga 40.5% që kishte PD në vitin 2021, sipas të pyeturve nga sondazhi Piepoli, në zgjedhjet e 14 majit do ta votojnë vetëm 7-11% e qytetarëve të Elbasanit.

Ora 22:41
S’ka asnjë dyshim! 90% e qytetarëve të Elbasanit të pyetur nga ‘Piepoli’ thonë se do të shkojnë të votojnë më 14 Maj

1681936906_E4.png

Nuk ka asnjë dyshim. Qytetarët e Elbasanit do të votojnë në 14 maj. 90% kanë deklaruar se do të derdhin votën e tyre dhe do t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kandidatin e tyre për të drejtuar Bashkinë e qytetit. Vetëm 1% kanë thënë jo, e ndërsa ka edhe nga ata që e kanë me 2 mendje, me 4% që thonë ‘ndoshta po’ dhe 5% që thonë nuk e di akoma.

Ora 22:37
Sondazhi/ 59% e qytetarëve të Elbasanit të kënaqur me punën e Gledjan Llatjas në Elbasan

1681936698_E3.png

Qytetarët e Elbasanit janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Gledjan LLatja. Ky është rezultati që është arritur nga të pyetur në sondazhin e bërë nga Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Më konkretisht 59% e të pyeturve e kanë vlerësuar si “pozitive” dhe “shumë pozitive”. E ndërsa 41% e kanë vlerësuar si negative.

Ora 22:36
Sondazhi/ 56% e qytetarëve në Elbasan: Fillimi i funksionimit të inceneratorit ka përmirësuar pastërtinë në qytet dhe menaxhimin e mbetjeve

1681936649_E2.png

56% e qytetarëve, pra më shumë se shumica janë të mendimit se me fillimin e funksionimit të inceneratorit të Elbasanit pastërtia e qytetit dhe menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar. Më konkretisht në sondazhin e realizuar nga Instituti Italian Piepoli na bashkëpunim me Report Tv, 32% janë shprehur se gjendja është përmirësuar “shumë”, 24% kanë votuar se gjendja është përmirësuar pak. Nga ana tjetër, 31% e të pyeturve nuk kanë parë asnjë përmirësim, por janë shprehur se gjendja ka mbetur e njëjtë. Vetëm 13% shohin një situatë të përkeqësuar sa i përket pastërtisë së qytetit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Ora 22:23
Sondazhi/ Kriminaliteti problemi që shqetëson më shumë qytetarët e Elbasanit, më pas kriza dhe papunësia

1681935862_E1.png

Krimi është problemi që i shqetëson më shumë qytetarët në Elbasanit dhe do duhet të jetë prioriteti i kryetarit të ardhshëm në këtij qytetit. Pyetur nga sondazhi i Institutit Piepoli, ato kanë vlerësuar me notën 7.1%, pra si më kritike krimin e që duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Në vend të dytë, qytetarët kanë vlerësuar krizën ekonomike, papunësinë për të vijuar me mungesën e gjelbërimit dhe trafikun. 

Ora 22:11
Sondazhi i Piepoli/ Veliaj thellon diferencën me Këlliçin në garën për Bashkinë e Tiranës, edhe Bejko bie me 1%

1681935092_T8.png

Ashtu si në 2 sondazhet e kaluara, edhe në këtë matje që Instituti Piepoli i ka bërë opinionit publik, konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj. Madje ai e ka thelluar diferencën me rivalin më të afërt Belind Këlliçi. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 48-52% e qytetarëve në Tiranë (rritje me 1% krahasuar ne 1 javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.  I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 38-42% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, me një rënie me 1%. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 5-9% e qytetarëve të anketuar. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri dhe Lajla Përnaska mund të shkojnë deri në 2%, me rritje lehtë krahasuar me një javë më parë.

Ora 21:57
PS vijon rritjen në Tiranë, 2 pikë më shumë se 1 javë më parë! Berisha-Meta shkojnë në 39%! PD bie me 2%, si kalon 11%

1681934316_T7.png

Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. Socialistët kanë një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e një jave më parë në Report Tv.  48 deri në 52% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin PS-në në zgjedhjet e 14 Majit. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ka rënë me 2% ndërkohë. 7-11% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Ndërkohë që koalicioni Berisha-Meta mbetet thuajse në të njëjtat kuota si dy javë më parë, me një rritje të lehtë me 1%. 35-39% e elektoratit do votonin ‘Bashkë Fitojmë’. Partitë e tjerë marrin përqindje të pa konsiderueshme.

Ora 21:51
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv , pritet pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e 14 Majit në Tiranë! Rreth 90% e kryeqytetasve të pyetur do të votojnë

1681933906_T6.png

89% e qytetarëve të Tiranës që jetojnë në Shqipëri, të pyetur nga instituti italian Piepoli, në sondazhin e Report Tv për procesin parazgjedhor, janë gati të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Ka një rritje krahasuar me sondazhin e një jave më parë të predispozicionit për të marrë pjesë në votime. Qytetarët e pyetur nëse do të shkojnë që të votojnë në zgjedhjet vendore, 89% janë përgjigjur ‘sigurisht që po’; ‘ndoshta po’ 7%; ‘ndoshta jo’ janë përgjigjur 1%; ‘sigurisht jo’ 2% dhe ‘nuk e di akoma’ 1%.

Ora 21:48
Kush është kandidati i Berishës në Tiranë? 92% e qytetarëve thonë se është Belind Këlliçi, 6% nuk e dinë! 2% thonë është Bejko

1681933791_T5.png

Kur vjen puna për  ta lidhur Belind Këlliçin si kandidatin e Sali Berishës në Tiranë qytetarët e kryeqytetit janë shumë të unifikuar. 92% e tyre thonë se Këlliçi është kandidati i Berishës për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që 6% nuk e dinë fare. Gjithashtu ka edhe nga ata, edhe pse 2% që thonë se kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, është kandidat i Berishës.

Ora 21:23
55% e qytetarëve të Tiranës: Transporti publik i shtrenjtë! 35% e konsiderojnë normal

1681932295_T3.png

55% e qytetarëve të Tiranës e vlerësojnë si të shtrenjtë tranportin publik në kryeqytet. Ndërkohë që 35% e të pyeturve në sondazhin e Piepoli në Report e konsiderojnë normal. Vetëm 7% e kryeqytetasve thonë se kostoja e transportit publik është ekonomike.

Ora 21:22
52% e qytetarëve të Tiranës të pakënaqur me transportin publik, 46% thonë se është normal ose efiçent

1681932197_T2.png

52% e qytetarëve të Tiranës janë të pakënaqur me transportin publik në vend.  Në sondazhin e bërë nga instituti Piepoli në bashkëpunim me Report TV, 32% e pyeturve thonë se niveli i transportit publik nuk është i mirë, 20% thonë se është i pamjaftueshëm. Ndërsa 35% e të pyeturve thonë se transporti publik në vend është normal dhe 11% e cilësojnë si shumë eficent. 2% e të pyeturve nuk kanë një mendim për situatën e transportit publik në kryeqytet.

Ora 21:09
Sondazhi i Piepolit/ Situata e pastërtisë dhe menaxhimi i mbetjeve urbane në Tiranë është përmirësuar më shumë se 51%

1681932168_T1.png

Qytetarët e Tiranës e vlerësojnë situatën e pastërtisë dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në kryeqytet. 51% e të pyeturve nga ekspertët e Institutit Piepoli thonë se është përmirësuar situata në kryeqytet krahasuar me 4 vite më parë. Në sondazhin e bërë nga instituti Piepoli në bashkëpunim me Report TV, 33% e cilësojnë të përkeqësuar situatën në Tiranë ndërsa 16% të të pyeturve i duket sikur nuk ka asnjë ndryshim.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 21/04/2023 06:54

    Ne qoftese do behete zgjedhje ne kosove per komune midis henerik cili ose henerik mehmeti do jetE PERPALLE PERPARIM RAMA FITON HENERIK CILI NE PRISHTINE

    Përgjigju
  • Fiku: 20/04/2023 23:34

    Popujt kane liderat qe meritojne. Si populli i prapambetur i Ballkanit, jemi dhe populli me i papjekur politikisht. 10 surreter bejne care te duan 32 vjet demokraci, pasi komunizmi shfarosi cdo njeri me vlere. Vazhdoni ta jepni voten per dy pako makarona, te torturohen deri sterniprat e femijeve tuaj. Se vetem kete meritojne.

    Përgjigju
  • SHULI TANGULI: 20/04/2023 07:27

    Të vazhdosh të bashkëpunosh me malokun bastard kriminelin hajdut sekretarin e partis së punës Sali Bajgën është një idjotizëm i pa par. Populli Shqiptar ja ka par maskaralliqet dhe katastrofën kto 30 vjet se çfar i ka bër ky bastard malok kti populli. Prandaj ky njeri i zi në të gjith historin e Shqipris duhet hedhur në koshin e plerave që Shqipria të shofi qetësi e begati. Me një fjal duhet me çdo kusht largimi i plerave të qelbura si : maloku Sali, Ilir spiun floriri, buçja Monik e kompania me shok e ktyre plerave.

    Përgjigju
    • adela: 20/04/2023 08:24

      jam shume dakort per pjesen qe the, POOOOOOOOOOOOR. me fal ne kohen e sales kishte te hante buk populli te pakten. rama e dhj.. komplet dhe shtresen e mesme e zhduku fare c apo thua. thjesht ideja te iki rama se kushdo qe do vij 2 vitet e para do bej dicka. po ju ne shqiperi mire tju behet votoni prap ramen, veliajn, ate ne durres ca e ka emrin. mire tju behet nese e votoni prap PS aty te vdisni per buk e te rrini tere jeten me qera nga 500euro, se me ato cmime qe kan vajt atje

  • e drejta: 19/04/2023 10:29

    TE SHKOJME VETEM PERPARA...KURRE ME MBRAPA

    Përgjigju
    • andrea: 20/04/2023 08:25

      ? me ramen po shkoni ne gremine mos te them qe aty jeni.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!