14 Maji, si do të votonin qytetarët në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë? Sondazhi i tretë i ‘Piepoli’ në Report Tv të mërkurën në ‘Repolitix’

Të mërkurën në 19 prill vjen sondazhi i tretë i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e tretë, me fokus bashkinë e Tiranës, bashkinë e Elbasanit dhe bashkinë e Lezhës.

Si po vijon fushata e 6 kandidatëve për Tiranën dhe si ka ndryshuar vlerësimi i qytetarëve në raport me ta? Ç’mendojnë qytetarët për betejat elektorale në Elbasan dhe Lezhë ku gara për kryetar Bashkie është mes socialistëve dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Rezultatet e sondazhit të tretë të institutit Piepoli të mërkurën ora 21 në emisionin Repolitix.

Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit duke filluar nga e mërkura e 29 marsit u riktheyen në ekranin e Report Tv edhe sondazhet parazgjedhore, në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015 rrugëtimi prej 6 sondazhet gjithsej vazhdon këtë të mërkurë.

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1 

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZH 2

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja