Tirane- Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM tregon si do të jetë moti gjatë javës. Dita e sotme nisi me vranësira e erë të fortë që do të vijojë të qëndrojë e fortë dhe gjatë ditës së sotme. Situata pritet të qetësohet në bregdet pas orës 16:00.
Nesër e në vazhdim do të rikthehen reshjet në formën e shiut e dëborës. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Vlorë e Gjirokastër të kemi reshje mesatare deri në intensive. Në këto qarqe mund të shfaqen problematika për shkak të përmbytjeve urbane. Ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta
Kur pritet të ketë rebeshe shiu?
Problematika do të jetë pasditja e sotme ku reshjet do të jenë me intensitet më të shtuar. Nga ora 15- 18:00 reshjet problematike do të jenë Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Vlorë e Gjirokastër
Po 14 marsi?
E gjithë java do të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Ndërkohë që në Elbasan ku festohet dhe dita e verës nuk do të ketë reshje shiu, dhe temperaturat të jenë të ngrohta. Mund të ketë vranësira locale por jo që të gjenerojnë reshje.
Anira Gjoni informoi për parashikimin e motit në studion e emisionit "Sot live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.