TIRANE-Korriku ka regjistruar më pak aksidente se një vit më parë. Në raportin e INSTAT-it theksohet se në muajin Korrik ndodhën 130 aksidente rrugore nga 148 aksidente të ndodhura në të njëjtin muaj të një vit më parë, duke u ulur me 12,2 %. Në muajin Korrik 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 168 persona nga 228 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 26,3 %. Në muajin Korrik 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona nga 13 të vdekur në Korrik 2019.
Sa i përket 7 mujorit të parë të 2020 kanë ndodhur gjithsej 635 aksidente rrugore nga 862 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u ulur me 26,3 %, por duhet theksuar se për më shumë se dy muaj vendi ishte në karantinë totale si pasojë e COVID-it. Numri i të aksidentuarve në 7 mujorin e parë të vitit 2020 është 824 persona nga 1.188, duke u ulur me 30,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në muajin Korrik 2020, aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 7 mujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 16,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 12,1 % krahasuar me një vit më parë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18