TIRANË - Loja me shokët në majë të Piramidës për pak sa është kthyer në tragjedi për një fëmijë. 14-vjeçari me inicialet F.H mesa duket është hutuar gjatë lojës në majën e lartë të piramidës dhe është rrëzuar në pjesën me xhama të saj. Fëmija ka qëndruar për disa çaste nën panik derisa me ndihmën e forcave zjarrfikëse është nxjerrë prej andej. Shqiptarja.com mëson se 14-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta në krah.
 

Pjesa e xhamte ku u rrezua 14-vjecari

piramida cuni

piramida cuni

Gjendja e Piramidës e ndodhur në bulevardin qendror të Tiranës “Dëshmorët e Kombit” është në gjendje thuajse të rrënuar. Fëmija fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime pasi rënia në brendësi të piramidës përmes xhamave gjysëm të thyer mund të ishte fatale atë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar më herët se Piramidës do t’i kthehet identiteti duke u vënë sërish në shërbim të aktiviteteve kulturore.

piramida cuni

 Foto të tjera  
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)