Sot 141 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima! Tirana qarku më i prekur (VIDEO)

TIRANË- Tre qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 208. Viktimat janë regjistruar në Elbasan dhe në Tiranë.

"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. I shprehim ngushëllimët familjarëve", thuhet në njoftimin zyrtar.

Ministria e Shëndetësisë në bilancin ditor ka njoftuar se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 141 persona, nga 625 teste të bëra. Tiranë mban vendin e parë për numrin të të lartë të rasteve ditore, duke u ndjekur nga Shkodra, Kruja dhe Lezha.

"Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë", Dr. Rovena Daja, përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve që të respektojnë masat.

"Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën. Ruani distancën në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19. Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore. Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127", përfundon apeli i Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)
Testime totale  47676
Raste pozitive 6817
Raste të shëruara  3552
Raste Aktive 3057
Humbje jete 208 (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1678
Durrës 367
Shkodër 263
Fier 126
Lezhë 119
Vlorë 115
Korçë 102
Kukës 91
Elbasan 73
Berat 51
Dibër 39
Gjirokastër 3

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës