Prej 4 javësh po lufton me Covid19, revoltohet ish deputeti i PS-së: Mbajeni atë dreq maske

Prej 4 javësh po lufton me Covid19, revoltohet ish deputeti i PS-së: Mbajeni atë dreq maske

Fatmir Toçi

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, po qëndron prej më shumë se një muaj në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u rikuperuar nga pasojat që i ka lënë koronavirusi në mushkëri.

Ai ka bërë thirrje për zbatimin e rregullave të mbrojtjes nga Covid19. Në një postim në rrjetet sociale, Toçi është shprehur në lidhje me vështirësitë më sëmundjen. Ai ka thënë se spitali ku janë të shtruar 200 persona të infektuar me Covid19, ngjan si një spital lufte.

"Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë.

Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.

Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t’u mbrojtur nga kjo flamë vdekjeprurëse: njerëz pa maska në mjedise të mbyllura e publike, festa e grumbullime masive duke mos respektuar distancat e rekomanduara, madje prononcime e deklarata të njerëzve të njohur e të panjohur nëpër ekrane e rrjete sociale për teprim të masave apo, më keq akoma, për teori konspirative të shpikura për qëllime e interesa të caktuara (!).

Po e përsëris për së dyti thirrjen time “më besoni” nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ku janë të shtruar mbi 200 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe që ngjason si spital lufte pas një beteje të përgjakshme, ku punon me përkushtim e vetmohim një personel që ka vënë në rrezik jetën e vet dhe të familjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ku nga një sallë e vogël reanimacioni, e planifikuar për 8 vetë dhe e përshtatur për 12, diktuar nga kushtet e emergjencës sot, dalin pa jetë 1-2 pacientë në 24 orë, duke sjellë dhimbje e trishtim për familjet e tyre.

Jetë të prera në mes papritur e pabesisht, dhe pakujdesia e papërgjegjshmëria jonë personale dhe kolektive janë faktori kryesor i këtyre humbjeve në jetë njerëzish.

Nuk do t’ia uroja askujt të provojë këtë që po kaloj unë në këtë spital, ku kurrizi dhe dysheku janë bërë një që prej një muaji, për ta besuar se sa e rëndë dhe serioze është situata në këtë luftë, abdurde në dukje, me një armik të panjohur sa duhet e që ngjall vdekje kudo që prek; por desha t’ju bëj një thirrje si mik, si vëlla, si një qytetar i këtij vendi, si një njeri që prej më shumë se 4 javësh lufton me vdekjen në emër të jetës: mbajeni atë dreq maske dhe bëni kujdes, mbroni jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të të tjerëve! Jeta është e shtrenjtë, duhet mbrojtur e jetuar", shkruan Fatmir Toçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nana: 13/08/2020 09:19

    aTe kaluara ty dhe te gjithe atyre qe jane te semure, ju jam mirnjahes per mesazhin kuptimplote te zotit Fatmir, jam e indinjuar me qendtimin e sh njerzeve dhe te intelektualeve ne pune , te papergjegjshem per vete, per punonjesit , indiferente, te rinjte pa kulture, te paditur, jo njerzor e te dashur por dashkeqes me vehten.Apel dhe per instancat shendetesore e shteterore Zbatoni masat e " Protokollit,, kudo njelloj po na merrni ne qafe.

    Përgjigju
  • Populli: 12/08/2020 21:55

    Edhe ne ju kemi thene me mijera here mos vidhni, mos vidhni o hajdute. Po nuk ju merr vesh koka. Tani meqenese nuk na degjuat edhe ne nuk do ta mbajme masken.

    Përgjigju
  • Timi: 12/08/2020 20:36

    Lali as 2 jave nuk beri. Keta socialistat jane me shpejtesi te ndryshme. Ndaj vendi po prosperon

    Përgjigju
  • Turi: 12/08/2020 20:15

    Po to mor Toc pse nuk e mbajte

    Përgjigju
  • Alb: 12/08/2020 20:13

    Tani sdo e mbajm fare masken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja