Safet Morina, efektivi i uniformave blu në policinë e Shkodrës ka ndërruar jetë ditën e sotme pas infektimit me COVID-19. Ai ndodhej i intubuar në Tiranë dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.
Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.
Shifrat e të prekurve me koronavirus po rriten dita ditës në vendin tonë, ku dita e djeshme shënoi rekordin me 140 të infektuar, ndërsa 5 persona humbën jetën. Ndërsa aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 6676 raste pozitive me COVID-19, 3480 të shëruar, 2991raste aktive dhe 205 të vdekur.
-
Nje oficer model, familjar i perkushtuar.ZOTI ta shpjere ne parajse! Ngushellime familjes
Përgjigju -
Ngushellime qofte i xhenetit
Përgjigju -
Pushofsh ne paqe Safet Morina!! Nje djale model, polic profesionist dhe familjar i perkushtuar qe do i mungoje familjes dhe shoqerise. Fati u tregua i padrejte me Ty!! Ti rrojne femijet! I paharruar qofte kujtimi i tij!!
Përgjigju -
Lajm shume i trishte veçanerisht per persona qe i njohim, shume problematike kjo situata me covid19,tash je shndosh e mire, e papritur per dy tre dite nga nje grip ne dukje i thjeshte, te ben gjemen, dmth asnje se ka jeten e garantuar po te kapi. U prehte ne paqe,e ngushellime te sinçerta familjes.
Përgjigju -
Paste drite.
Përgjigju -
Gjasat jane qe mbipesha ja ka ba, virusi te vjetrit e te shnoshtit i copeton. Qofte i xhenetit
Përgjigju -
Ngushellime familjes! Pushofte ne paqe!
Përgjigju -
Ngushellime familjes, miqve dhe te afermve. Njerezit po kthehen ne statistika keto dite, keqardhje.
Përgjigju -
Nuk merr mortja maxhun hajdarin apo xen aline qe kane vjedhe e grabite fuqishem por te merr ty qe ishe 1.
Përgjigju-
Zoteri i nderur , do ishe akoma me i nderuar nese do te shfaqeshit me nje indetitet real ne kete koment.si fillim Ju nuk jeni askush per te bere gjyhjin e jetes se askujt, dhe se dyti nese ju kane hyre ne hak ose ju kane cenuar te drejten personat e permendur nga ju me lart , dhe posedoni prova te qendrueshme, ju sygjer ti drejtoheni autoriteteve perkatese. Sepse per te shkruajtur me emer te rremë eshte e lehte por te perballe i me te verteta do ishte me mire. mos folni per njerzit kur nuk i njihni. Kujdes virusin me mire se sa mallkoni. Gjithe te mirat
-



Komente
Komento