145 vjetori i lindjes së Fishtës,mbahet
në Lezhë takimi poetik "Ora e Muzës"

145 vjetori i lindjes së Fishtës,mbahet<br />në Lezhë takimi poetik "Ora e Muzës"
Këshilli i Qarkut Lezhë, në 145 vjetorin e lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, organizoi takimin kombëtar të poezisë, ”Ora e muzës, Lissus, 21 tetor 2016”.
 
Në këtë veprimtari, ku duhet falenderuar edhe organizatori, poeti Viktor Gjikolaj, morën pjesë me krijimet e tyre poetë shqiptarë nga  qytete  të ndryshme të Shqipërisë, nga trevat e Kosovës, Maqedonisë e Çamërisë.
 
Në mbyllje të kësaj veprimtarie, juria e konkursit letrar rajonal, shpalli fituesit e çmimit letrar ”Gjergj Fishta”, edicioni i pestë si dhe tre çmimet për poezitë më të mira të recituara te “Ora e muzës”.
 
Tri poezitë që u nderuan me çmimin “Gjergj  Fishta”janë: “Trokitje në dritare” nga Tahir Bezhani , Gjakovë ,“Shtëpia ime në Çameri” nga Agim Bajrami ,Durrës dhe “Melodi vetmie” nga Azem Baliaj, Lezhë.
 
Ndryshe nga edicionet e tjera, juria vlerësoi tre librat më të mirë që kanë dalë në qarkullim nga data 1 shtator 2015 deri, me 15 shtator 2016.Këto çmime ishin:
1.Gjergj Marku, (studim),
2. Ndue Marku, poezi,
3.Brunilda Pervathi , poezi,
4.Gjon Marku tregime.
 
Në sallën e bilbliotekës “Gjergj Fishta’”, u mbajtën kumtesat: “Fishta në fishtologji” , nga Dr. Tonin Çobani,paraqitja e librit me shenime kritike dhe  ”Trokth ne livadhet e blerta” të shkrimtarit vlonjat Andrea Petromilo, nga poeti Azem Baliaj.”Ora e muzës, Lissus, 2016”, me pjesëmarrjen e 30 poetë nga gjithë trojet shqiptare,u mbyll në orët e vona të natës, e ndëkohë  kur Lezha jetonte me imazhet e poetëve pjesëmarrës, Shëngjini ku ishin akomoduar, mbytej nga shirat e fund tetorit, ndërsa vargjet e poetëve rridhnin si valët e rrëmbyera të detit bregut të Shëngjinit.
  
Ndër fituesit, poeti nga Gjakova, siç e cekëm më sipër, Tahir Bezhani, nderohet me çmimin e madh “Gjergj Fishta”, në  145 vjetorin e lindjes, me poezinë “Trokitje në dritare”, kushtuar poetit Frederik Rreshpja.

Poeti, studjuesi, publicisti e prozatori Tahir Bezhani është autor i disa librave të botuar  në Kosovë e Shqipëri , e disa prej tyre  edhe në gjuhë të  huaj.

Tahir Bezhani ka lindur me 17.05.1947 në fshatin Smolicë të Rekës së Keqe, Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Ponoshec, të mesmen në Gjakovë, kurse studimet e larta ne SHLP ”Bajram Curri” në Gjakovë, në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe.
 
Tahir Bezhani që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruajë poezi e prozë në faqet e gazetave e revistave  të kohës. Poezinë e parë e botoi në vitin 1967 në revistën “Zani i Rinisë”. Ndërkohë bashkëpunoi edhe me “Rilindjen”.
 
Për aktivitetin e tij në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës,Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në vitin 1995 e dënoi me dy vite burgim.
 
Tahir Bezhani është anëtar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit (W.P.S.). Mori pjesë në disa takime me rëndësi të poetëve,organizuar nga Pegasi në Gjirokastër.
Jeton dhe punon në Gjakovë.
 
Deri më tani ka botuar: 
“Koha lind vigaj”,monografi,2001,
“Përplasje kohe”,poezi,  2002,
“Pëlcitje e vonuar”, poezi,2004,
“Rapsodët e Rekës së Keqe”,monografi,2005,
“Shkollat shqipe në Rekë të Keqe”,monografi,2006,
“Smolica bastion I lirisë”,monografi,2007,
“Frymëzim në errësirë,poezi,2008,
“Jetë në furtunë”,kujtime,2009,
“Piskamë e heshtur”,poezi,2010,
”Urtësi nga Reka Keqe”,2011,
”Mureve të heshtjes sime”,”LULU” SHBA,poezi,2011,
“Leximi I shkrumbit”,poezi,Tiranë,2012,
”Hijet e mallit”,Mujë Sadrija,pas vdekjes,(mbledhje dhe përgatitje),2013,
”Lojë hijesh”,poezi,2014,
”Vrapimi pas së bukurës”,vështrime,recensione dhe mbresa leximi,2015,
“Monologu i ashtit”,poezi 2016.
 
Poezia fituese e çmimit “Gjergj Fishta”:
 
TROKITJE NË DRITARE
 
( Kushtuar poetit Frederik Rreshpja )
 
Mbrëmë  dëgjova
Trokitje në dritaren e dhomës
Pava një fytyrë
Hije e zbehur
Në pikturë të Pikasos ngjante
Melankoli therëse
Zverdhur rrugëtimeve të lodhëshme
Në dritën e hënës lotonte
Natën vonë  qielli i mbuluar me gaca
Nuk e njoha kollën e zemëruar
Dëgjova trokitjet e lehta
Me kocka të thara  nga  vuajtja
Mllefur e nervoz,
Sytë e futur  shpellave të  ballit
Në dukje i uritur, i etur….
Më shumë i  përvluar
Djegur mushkërive nga acari…
 
Sot tërë ditën e kërkova
Nuk e gjeta,
Ka ikur prushnajës pa gjurmë
Mes tokës e qiellit i pa parë
Mbeta i ngrirë nga malli
Për çmallje me vargun  rebel
Stuhi  e nxehtë  proteste
Piskamë e ikur maleve,
Jehonë trishtuese  luginave.
Duke kërkuar Reshpjen
Humba nëpër gjolla lotësh
Pastaj kuptova  çdo gjë
Se ishe një poet bohem
Kushtrim  shpirti  kënga jote
E djegur flakë për flakën…
Po si s’të njoha o Zot
Tani të gjeta balsam në varg
Plot dhimbje
Përlotshëm  lexoj jetën tënde
Poet,
Rrugëtimeve me trazira këndove
Mjegullave të dendura pikëllimi
I dehur në avullin e dashurisë njerëzore
Mbytur kujtimeve të gjakosura
Piramidave të bukurisë së zezë
Mbështjellur në vargun   tënd
Dhimbjeve të shpirtit  rebel
Diell i zemëruar më rreze të akullta.
 
ora e muzes

ora e muzes

ora e muzes

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë