146 ditë 'paralize', përfundon për skenaristët greva më e gjatë e Hollywood-it! Ekspertët: Mbi 5 miliardë dollarë humbje! Për aktorët, kontrata e papërmbushur! 

146 ditë 'paralize', përfundon për skenaristët greva më e gjatë e Hollywood-it! Ekspertët: Mbi 5 miliardë dollarë humbje! Për aktorët, kontrata e papërmbushur! 

Pankartat gjate grevave ne Hollywood

5 muaj pas fillimeve të protestës, skenaristë e producentë të Hollywood-it kanë arrityr në një marrëveshje të përbashkët mbi kontratën e re trevjeçare që përfshin këtë kategori. Bota e kinemasë, rifillon kështu normalitetin pas 146 ditësh grevë dhe 'paralize'. 


"Vendosëm të mbërrinim në një marrëveshje paraprake me Shoqatën që bashkon studiot tradicionale dhe platformat 'streaming' (Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizioni). Kjo u mundësua falë solidaritetit të të nënshkruarve dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të sindikatava të tjera të spektaklit", ka shpjeguar një përfaqësuese nga radhët e skenaristëve (Writers Guild of America).

Mirëpo, nga ana tjetër mbetet në grevë, Sindikata e aktorëve të ekranit- Federata amerikane e artistëve të radios dhe televizionit (SAG-AFTRA,Screen Actors Guild – American Federation of Television and Radio Artists), me të cilët producentët duhet të ulen në tryezë për të diskutuar mbi kushtet e kontratës të shtyrë në mesin e korrikut.
Marrëveshja mes skenaristëve dhe studiove
Në shënimin e WGA, thuhet se marrëveshja e arritur do të reflektojë përmirësim të dukshëm të situatës së skenaristëve.


"Mund të themi me krenari të madhe se kjo marrëveshje është e  jashtëzakonshme dhe parashikon hapa para dhe domethënës për autorë dhe skenaristë të të gjitha sektoreve, Ajo që mbetet për ty bërë është që të sigurohemi që çdo gjë që është shkruar 'e zezë mbi të bardhë' të zbatohet në mënyrë të përshtatshme. Ndonëse mezi presim të ndajmë me ju detajet, nuk mund t'i bëjmë ende të ditura derisa të vendoshim dhe pikën e fundit mbi 'i", thuhet nga Writers Guild of America.


Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje mbyllet kështu një nga grevat më të gjata të historisë së Hollyëood-it që ka mbajtur të paralizuar industrinë e spektaklit dhe ngadalësoi ekonominë e të gjithë Shtetit (Kaliforni), që sipas ekspertëve ka pësuar një humbje prej mbi 5 miliardë dollarësh.
Motivi që shkaktoi grevën ishte  kompensimi i ulët i studiove në epokën e transmetimit të inteligjencës artificiale. Shumë produksione filmike dhe të televizionit iu bashkuan grevës, pasi pretenduan se të gjithë ishin të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u zëvendësuar nga makineritë e ndërmarrjeve të mëdha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur