Në Shqipëri janë 761 mijë qytetarë që marrin pension mujor, referuar shifrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore deri në fund të tremujorit të parë të vitit. Referuar shifrave të vëna në dispozicion nga ISSH, sot pensioni mesatar është sa 22% e pagës mesatare të vendit, ose sa 38% e pagës minimale. Pensioni mesatar urban është 19 mijë e 373 lekë, ai rural është 11.7 mijë lekë.
Pensionistët janë edhe kategoria më e prekur nga çdo ndryshim çmimesh sado e vogël që të jetë. Në kushtet kur lufta në lindjen e mesme ka përmbysur tashmë pritshmëritë për rritje ekonomike dhe çmime në kontroll, institucionet ndërkombëtare sugjerojnë paketa mbështetëse të targetuara tek grupet vulnerabël.
Qeveria është shprehur se të parët që do të jenë në vëmendje do të jenë pensionistët, nëse situata me çmimet përshkallëzohet. Por deri më tani e vetmja shtesë që po marrin mijëra pensionist është bonusi mujor që ka nisur të jepet prej janarit të këtij viti. Por shifrat e siguruara pranë institutit të Sigurimeve tregojnë se jo të gjithë po përfitojnë.
“Numri total i pensionistëve që kanë përfituar kompesime në zbatim të VKM nr. 828, datë 30.12.2025 “Për kompesimin e e të ardhurave mujore të pensionistëve”, është 614.797 pensionistë”, thuhet në përgjigjen e ISSH.
Praktikisht nga 761,402 pensionistë bonus, nuk kanë përfituar rreth 1460 mijë pensionistë. Kjo për shkak të tavaneve të caktuara nga qeveria në vendimin e dhjetorit ku vendosi që bonusin 1800 lekë në muaj ta marrin vetëm ata që kanë pension urban të plotë deri në 40 mijë lekë. 800 lekë marrin ata që kanë të pension urban të pjesshëm deri në 22 mijë lekë, 1 mijë lekë do të marrin ata me pension rural deri në 18 mijë lekë.
Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Romina Radonshiqi, thanë në ‘Portofol’ në Report TV se kjo është një padrejtësi, dhe se duhet të korrigjohet në dhjetor, kur jepet edhe shpërblimi i fundvitit.
“Një pjesë mirë e pensionistëve që ndoshta kanë edhe nivel më të ulët se ai i pensioneve mesatar, nuk mund të kenë para mjaftueshëm as për të shpenzuar një javë e jo më të flasim për të mbyllur muajin”, thotë Radonshiqi.
“Ne sot e kemi 8 në 10 pensionistë që u është rritur pensioni për shkak të këtyre shtesave mujore por duket sikur 18 pensionistë janë të pakënaqur, për shkak të diferencime. Ndaj të parët që do t'i japësh më shumë në dhjetor janë këto që sot nuk kanë marrë bonus. Për gjysmën e dytë të vitit nga korriku e deri në dhjetor, ato të ardhura më shumë, përdori për të rritur bonusin mujor të pensionistëve”, thotë Çoçoli.
Situata me pensionet është problematike prej vitesh, jo vetëm për shkak të deficitit të lartë për shkak të emigrimit, rënies së lindshmërisë dhe mungesës së fuqisë punëtore, por edhe pse 55% e pensionistëve në vend marrin pension të pjesshëm, pasi nuk kanë vitet e plota të punës për të dalë në pension.
Vjet u lidhën 55 mijë pensione të reja, me mesatarisht 24.6 vite punë nga 38.8 vite që duheshin në 2025-ën për të marrë pension të plotë. Ndërsa këtë vit duhen 39 vite për pension të plotë pleqërie.
Rritja e çmimeve të produkteve bazë po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetet e pensionistëve, ndërsa ekspertët e ekonomisë propozojnë masa të reja për të lehtësuar barrën financiare të kësaj kategorie.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, sugjeron krijimin e një skeme mbështetëse përmes një “karte pensionisti”, e cila do t’u mundësonte të moshuarve të blejnë produkte të caktuara me lehtësira fiskale.
“Pensionistët të kenë një kartë ku mund të blenë produkte me lehtësira fiskale do të ishte shumë mirë. Por dhënia e disa parave për momentin për të zbutur varfërinë se mori disa para shtesë unë mendoj që nuk do ta zbuste varfërinë ,do të ishte vetëm një moment”, thotë Radonshiqi.
Në të njëjtën linjë është edhe eksperti Fatos Çoçoli, i cili propozon pilotimin e “kartës së pensionistit”, duke hequr TVSH-në për produktet bazë të shportës ushqimore.
“Pilotoje kartën e pensionistit, është karta që në qoftë se ti do shkosh të blesh bukën, TVSH-ja e bukës ta kesh zero. Do shkosh në një supermarket kudo ku blen ushqimet e shportës, të kesh ulje taksash. Patjetër me kufizime dhe në mënyrë të kontrolluar”, thotë Çoçoli.
Komente










Si ka mundësi që një pencionist që merr 26 000 lekë për 34vite e 6muj kontribute Nuke kalon pragun e 40 000 lekve ,kur ka pencionist me 25 vite kontribute merr kompencim
PërgjigjuPer zotin keta lloj specialista te tille ne percaktimin e ketyre bonusve ma mere me ndja se kompanite me te mira ne bote do ti kishin zili. Une mare pension normalisht aq sa kam kontribuar dhe nuk kam ankesa per kete. Kam dale ne pension me 2025 dhe kontributi im eshte ne masen 99.1% te totalit dhe si e tille duke mos qene e plote nuk perfitoj bonusin ne cfare do made qofte dhe per te ardhmen. O specislista kur keni parashikuar nje bunus "X" leke per te siguruar jeten du te thote qe ky bonus ndihmon te gjithe pensionistet sepse goje jane te gjithe. Por une dhe pse me kontribut mbi 99.1% qe me vite pune kam kontribuar me shume me vite pune se ata para meje te cilet e kane te plote nu e perfitoj fare. Turp per kete lloj zgjidhje krejtesisht jashte llogjikes se ndihmes qe shteti ndihmon pensionistet. Jam dakort qe duhet bere dallimi ne kontributin personal per pensionet dhe jo te gjithe ne nje thes. Te gjithe sebashku kemi te perbashket gojen dhe per kete goje kontrinohet ne vite atehere llogjika eshte e thjeshte bonusin shperndahe tek te gjithe ata qe marin pensione ne baze te kontributi qe kane dhene ne perqindje te tij dhe vetem keshtu JU "soecialusta" do te kontribuoni qe qytetaret te luftojne qe te arijne te kontribuojne mundesisht dhe maksimalusht per pensionet e tyre. Perderisa po themi qe dikush ka perfituar pensionin me me X% po me X% te pensiont te mar dhe kontributin dhe vetem keshtu shmangim pajenaqedine dhe shtojme per ata qe vijne me pas qe te risin maksimalisht kontributin per pensionin sepse dhe maksimalisht do te perfitojne dhe bonuset qeveritare. Dhe nje here o njrez qe i thoni vetes specialista shperndaheni bunusin tek te gjithe pensionista ne base te perqindjes te kontributi mos tju duket cudi nese du te kisht psh dhe pensione me 25% kontribut le te perfitoj 25% te bonusit dhe deri maksialen sioas kontributit maksimal. Vetem keshtu ju da ta gezoni titullin specialista te mirefillte sepse te qenurit eksperta jeni goxha larg dhe vetem keshtu me te drejte nuk ka barazi ne shperndarjen e bonuseve dhe nxitje per te kontribuar sa me shume. Megjithate faleminderit te pakten nese arini ta kexoni kete koment mese te llogjikshem dhe i vetem aktual. Dhe nje here FALEMINDERIT
PërgjigjuËshtë turp kur bënë dallime për rritjen e pensioneve tek pensionistët. Ose rriti nga i pari tek i fundit ose mos u merrni me atë punë se më shumë i egërsoni njerzit.