14-vjecarja lufton për jetën, ’Pa Gjurmë’ letër të hapur Ministrisë së Shëndetësisë

Marsi i  vitit 2020 do të ndryshonte përfundimisht rrjedhën e jetës në familjen Bërdufi nga Kavaja, ditën kur Elena u diagnostikua me kardiomiopati. Sëmundja progresive, që dobëson muskujt e zemrës ka shkaktuar tek 14-vjecarja dëmtime serioze, ku shpresa e vetme mbetet kurimi jashte vendit. Prindërit Enida dhe Stefan iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’, i cili i bën një letër të hapur Ministrisë së Shëndetësisë, për rastin e publikuar këtë të martë. Një vajzë kurajoze edhe pse sot dergjet në shtratin e spitalin, gjen forcën t’u jap ajo shpresë prindërve, se do jetojë. Lutet që dikush të vë dorën në zemër, që dhe zemra e saj të jetë njësoj si më parë.

’Deri në moshën 13 vjece vajza nuk ka shfaqur kurrë asnjë problem, ka qenë një fëmijë i mbarë që e vogël. Në fillim mendova se vajza do të kishte ndonjë virozë. Ishte 13 vjece kur mjeku më tregoi se cfarë kishte ndodhur me shëndetin e vajzës. 3 ditë me radhë vajza nuk reagonte fare, nuk mbante mend asgjë. Kur u përmënd ajo nuk kishte më fuqi ndërsa shfaqi njolla të shumta në trup. Dosja e vajzës ndodhet në ministri dhe shpresoj të ketë ndërhyrje nga ana e shtetit. Unë nuk dua asgjë tjetër vetëm vajza të shërohet, as gjumënuk po fle. Lutem kushdo të ketë mundësi të na japi një dor. Jemi në hall të madh.Këtu s’kemi asnjë shpresë, transplanti i zemrës duhet realiziuar jashtë vendit. Vajza e ka kuptuar shumë mirë situatën, pork a shpresë se do të shërohet. Forca e saj na jep edhe ne forcë’- përlotet nëna në studio

Spitali është bërë shtëpia e tyre e dytë. Drama e familjes vazhdon edhe me vajzën tjetër 16 vjece, e cila edhe ajo është diagnostikuar me të njëjtin problem në zemër.

’Ne kemi edhe vajzën tjetër me të njejtin problem, por tani nuk e dim nëse është gjenetike apo infektim nga ndonjë bakter.Me vajzën tjetër po vazhdojmë kurën, pasi e kemi kapur në kohë.Bejm thirrje kujdo qe ka mundesi pasi po na plas shpirti nuk e shohim dot vajzënm kështu’.

Elena shfaqi që prej fillimit formë të rënduar në shëndetin e saj, ndërsa prindërit e dërguar menjëherë në spital. Që nga ajo kohë, 14-vjecarja ndien lodhje dhe i merret fryma vazhdimisht. Vetëm 20% e zemrës i funksionon, ndërsa shpresa e vetme është kurimi në spitale më të specializuara.

 

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 22/04/2021 05:00

    Budalliku radhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar