15 fakte interesante që nuk i keni
ditur për lojtarët e Realit të Madridit

15 fakte interesante që nuk i keni<br />ditur për lojtarët e Realit të Madridit
Çdo skuadër ka karaktere të ndryshme brenda saj. Në një klub gjigant si Real Madridi është ligj që lojtarët parimisht të shfaqin vlera humane si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Por, ajo që mbase nuk keni ditur për jetën dhe karrierën e tyre, do ta zbuloni më poshtë në një përmbledhje të shkurtër për gati çdo lojtarë të skuadrës, të përmbledhur nga realmadridclubalbania.

Keylor Navas duhet nga të gjithë në skuadër. Ai madje është edhe stilisti i skuadrës duke u shkurtuar flokët dhe e dashuron vallëzimin Salsa.

Dani Carvajal beson në supersticione. Ai mbanë një unazë në gishtin e madh të dhënë nga e ëma e tij.

Çdo herë që Pepe futet në fushë, ai shikon kah publiku për të gjetur bashkëshorten dhe vajzat e tij për t’ju dërguar puthje.

Sergio Ramos ka bërë tato La Deciman dhe Kupn e Botës, fytyrën e prindërve dhe dorën e djalit të tij kur ka lindur.

Kur Zizou telefonoi Varanen për t’a ftuar t’i bashkohet Real Madridit, ai iu përgjigj: ‘A mund të më telefonosh më vonë? Po studioj tani’.

Djali i Nachos ka lindur në të njëjtën ditë që Real Madridi fitoi të 11-tën; 28 Maj, 2016.

Cristiano fton gjithmonë shërbyesit e tij për të ndjekur ndeshjet e Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Kur Karim Benzema ishte fëmijë, e ëma e tij e linte të luaje futboll vetëm për qejf dhe nuk e dinte se kishte një talent të madh.

Këtë e kuptoi shumë vonë gjatë fëmijërisë së tij.Marcelo luante si portier kur ishte fëmijë në shtëpinë e tij përpara se të godiste murin dhe kjo bëri që ai të ndryshonte pozitë.

Kiko Casilla në fakt u zbulua nga një trajner i Barcelonës.Casemiro preferon të luaje gjysmëlakuriq dhe pa taka edhe pse posedon gjithçka nga Nike.

Coentrao shpenzoi pagën e tij të parë duke blerë një Ferrari.Mateo Kovacic mund të flasë 5 gjuhë; Gjuhën Kroate, Angleze, Spanjolle, Italiane dhe Gjermane.Në moshën 16 vjeçare, Luka Modric iu bashkua ushtrisë.

Danilo ka parë lindjen e vajzës së tij Live nëpërmjet FaceTime.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron