15 ish-faturistë të CEZ letër Llallës:
S'abuzuam ne por shefat, rihetim!

TIRANE - 15-ish faturues të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje (OSHEE) të cilët janë në akuzë prej më shumë se një viti për mashtrim të 1600 abonentë familjarë dhe jofamiljarë (biznese, etj), në shumën në total të rreth 215 milionë lekë të reja, me anë të bëjë letre publike denoncojnë se mbahen nën hetim dhe paraburgim padrejtësisht.

Sipas tyre manipulimet me faturat nuk i kanë bërë ata, por drejtuesit e kompanisë të cilët nuk merren në hetim dhe lihen të lirë. Letra e faturuesve i drejtohet kryeprokurorit Llalla, kryeministrit Rama, presidentin Nishani, kryeparlamentarit Meta dhe përfaqësuesve të selive diplomatike në vendin tonë, ku kërkojnë që rasti i tyre të rihetohet nga e para dhe të dalë e drejta.
 
Në bazë të hetimit të kryer, rezulton se vetëm gjatë periudhën Tetor 2010-Janar 2011, këta ish-punonjës, nëpërmjet veprimeve fiktive, kanë aplikuar në mënyrë abuzive faturime me shënimin “dëm ekonomik” për mbi 1600 abonentë familjarë dhe jofamiljarë (biznese, etj), në shumën në total të rreth 215 milionë lekë të reja.  Ish faturistë të CEZ në gjyq, 215 milionë lekë fatura abuzive
 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista