Ndonëse janë mbushur 15 vite nga ngjarja tragjike e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, ende edhe sot familjarët e Ziver Veizit njëri prej protestuesve të vrarë në demonstratën antiqeveritare të 21 janarit 2011, kërkojnë vendosjen e drejtësisë ndaj personave që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë.

“Plaga e 21 janarit, nuk është plagë vetëm për familjen, por për gjithë shoqërinë. Në qoftë se nuk vihet drejtësia për 21 janarit, besimi ndaj institucioneve dhe shtetit nuk do të jetë më nga ana e shoqërisë shqiptare”, tha mbesa e Ziverit, Zamira Veizi.

Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në varrezat e fshatit Zenelaj, të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe miq të të ndjerit.

“Jemi sot në përkujtim të 15 vjetorit të një ngjarje jo të zakontë për kombin tonë. Jemi sot duke kujtuar ata burra të cilët na treguan se dëshmorët nuk janë vetëm në kohë lufte, por dhe në kohë paqe. Ata burra që na treguan se kufiri ndërmjet një shteti demokratik dhe diktatorial është shumë i zbehtë. Kujtuam sot djalin e Gjirokastrës dhe u përulëm me nderim përpara veprës së tij dhe dhimbjes së familjes së tij”, tha Albana Hasanaj, prefektja e Gjirokastrës.


Lajmi kryesor:

Rama: SPAK i vonuar, bëri sikur 21 janari nuk ekziston! S’ka drejtësi të re pa ndëshkimin e krimit më të egër të demokracisë! Homazhe në Bulevard