15 pyetje që mund t’i bësh në takimin e parë

15 pyetje që mund t’i bësh në takimin e parë

Foto ilustruese

Fillimet e njohjeve në çdo raport janë gjithnjë të sikletshme, ca më shumë në raportet dashurore kjo pasi çdokush fillon të ndihet i pasigurt në ato që bën dhe thotë përballë dikujt që ka një tërheqje qoftë fizike, emocionale apo shpirtërore.

Për të mos u ndjerë si në ‘gjemba’ dhe për të mos krijuar suspanca të zgjatura në kohë, të cilat e bëjnë akoma më të sikletshme takimin, dikush duhet të flasë dhe të marrë situatën nën kontroll nga ju të dy.

Mirëpo, për të mos folur broçkulla duhet të referoheni në disa pyetje të cilat jo vetëm do ju ndihmojnë të njihini partnerin por do t’jua bëjnë më të lehtë prezantimin e vetes.

Nëse dëshironi që ta njihni sa më mirë personin që jeni duke e takuar për herë të parë, duhet që atij t’i bëni pyetje të thjeshta por të rëndësishme, si më poshtë:

 

Çfarë të shtyu të më ftosh/ dalësh (me) mua në takim?

Në ç’fazë të jetës je tani? Çfarë kërkon saktësisht nga një partner potencial?

Çfarë ka vërtet rëndësi për ty, familja, paraja, miqtë, karriera, diçka tjetër?

A ka ndonjë çështje politike që të shqetëson për momentin? Cila është kauza që ti mbështet?

Si e gjen balancën mes punës dhe jetës private?

Ç ‘plane ke për pushimet?

Si i ke punët me kompromisin? A lëshon pe dhe bën kompromise?

Cilët janë elementet që e bëjnë një marrëdhënie të shëndetshme?

Si i përballon konfliktet?

Cili është një problem që ke hasur në lidhjet e shkuara dhe që ende po punon për ta përmirësuar?

Cili është personi me të cilin flet më së shumti?

Dhurata më e madhe dhe më e bukur që ke marrë ndonjëherë?

Cili ishte mendimi i parë për mua?

Sa kohë shpenzon në rrjetet sociale?

Si e mendon të ardhmen?

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën