15 pyetjet e para që e bëjnë një
lidhje të re të vazhdojë gjatë

15 pyetjet e para që e bëjnë një<br />lidhje të re të vazhdojë gjatë
Çdo lidhje ka vështirësitë e veta.  Është normale. Nëse ke nevojë për disa këshilla  më poshtë janë disa pyetje të cilat mund t’i përdorësh për partnerin nëse je ende në hapat e parë. Ndoshta këtu nuk ka nevojë për shumë receta, por gjithsesi këto pyetje mund të të ndihmojnë të orientohesh, sepse i gjithë sekreti është tek komunikimi. Disa pyetje kreative të cilat mund të jenë nisje e mirë për bisedën. Pyetjet janë interesante, edhe pse disa duken bazike. Do ta shikosh që një pjesë e tyre do të të ndihmojnë.

1. Çfarë ke qejf të bësh kur nuk je në punë?

2. Ç’plane ke për fundjavën?

3. Ke ndonjë gjë të rëndësishme në axhendë që nuk mund të fshihet?

4. Cila është loja jote e preferuar?

5. Cili është kokteji i preferuar?

6. Ke ndonjë kafshë që të bezdis?

7. Çfarë ideje ke në kokë për takimin ideal?

8. Kush është njeriu më i afërt i familjes?

9. Cili është vendi yt i preferuar në të gjithë botën (ku do doje të shkoje)?

10. Cila është puna e ëndrrave?

11. Ke lexuar ndonjë libër të bukur së fundi?

12. Je natyrë maceje apo qeni?

13. Je e fiksuar pas spektakleve televizive?

14. Ç’lloj muzike të pëlqen të dëgjosh?

15. Ku e sheh veten pas disa viteve?

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!