“Tepër kokë më vete” dhe një politikan që nuk u përshtatet lehtësisht kërkesave të fuqive të huaja. Kështu e ka përshkruar Aleksandër Vuçiç kryeministrin shqiptar Edi Rama gjatë një interviste për televizionin serb Informer.2 ditë më parë Sipas Vuçiçit, Rama është më i preferuar se ai nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, por sërish nuk shihet si një partner plotësisht i përshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij të pavarura. Sipas ish presidentit serb, afrimi me Serbinë dhe nisma Ballkani i Hapur ishte arsyeja pse Rama u përball me presione nga 'disa fuqi' që nuk dëshironin që vendet e rajonit të vendosnin vetë për bashkëpunimin mes tyre. 

Deklaratat u bënë gjatë një interviste të gjatë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, ku Vuçiç u pyet për integrimin europian të Shqipërisë. Vuçiç tha se Rama kishte qenë ndër drejtuesit që po përparonin në procesin e afrimit me Bashkimin Europian, por më pas ishte përballur me probleme dhe protesta. 

“Ka disa arsye. E para ishte se duhej të shkatërrohej Ballkani i Hapur. Duhej të largoheshin nga Serbia e kështu me radhë. Ballkani nuk duhet t'u përkasë popujve të Ballkanit, por disa fuqive të tjera. Edi Rama është tepër kokë më vete për të qenë sipas qejfit të tyre. A e preferojnë atë më shumë se mua? Po, e preferojnë më shumë se mua. Unë veproj krejtësisht sipas mendjes sime, prandaj njerëz si unë nuk i duan aspak. Edhe Ramën, megjithëse e respektojnë, nuk e duan shumë”, u shpreh Vuçiç.

Ai nuk identifikoi konkretisht fuqitë apo qarqet ndërkombëtare të cilave u referohej, por këmbënguli se nisma Ballkani i Hapur ishte kundërshtuar sepse synonte forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit pa ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm.

Ballkani i Hapur u lançua në vitin 2019 nga Rama, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me synimin për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve mes vendeve të rajonit.

Nisma u mbështet nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por u kundërshtua nga Kosova, e cila argumentonte se bashkëpunimi rajonal duhej të zhvillohej vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Me kalimin e kohës, Ballkani i Hapur humbi mbështetjen politike dhe praktikisht u la në hije nga Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

 Në të njëjtën intervistë, Vuçiç komentoi edhe zhvillimet politike në jug të Serbisë, ku për herë të parë partitë shqiptare kanë vendosur të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Lista bashkon subjektet kryesore politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kryesohet nga Shaip Kamberi, me synimin për të përfaqësuar me një zë të vetëm interesat e shqiptarëve në parlamentin serb.

Për këtë bashkim 'të armiqve të Serbisë' ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe faktorë të jashtëm për ndikimin e tyre me qëllim ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës.

“Shikoni tani për zgjedhjet diçka që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse i ka bashkuar jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë garojnë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në vendin e dytë dhe të tretë.

Pra, i kanë bashkuar të tri partitë për të ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Ata mendojnë se do ta ngrenë këtë çështje përmes mercenarit të tyre, Joe wilson, të cilin e paguan Barjaktari, një mbështetës i Kurtit në Shtetet e Bashkuara.

Është pikërisht ai me të cilin krenohen N1 dhe studentët e rremë këtu, duke cituar një mercenar klasik. Madje nuk do ta quaja as lobist, por një mercenar të drejtpërdrejtë të shqiptarëve, ashtu siç ishte Menendez, të cilit i referoheshin Marinika dhe Gjilasi, por që më pas u arrestua si hajdut dhe kriminel, sepse iu gjet gjithçka që i kishin dhënë shqiptarët atje. Nuk do të dalë kurrë nga burgu. Pra, një mercenar i tyre klasik. Përmes tij dhe të tjerëve në Europë do të përpiqen të ngrenë çështjen e Luginës së Preshevës.

Këtu do t'i presin ambasadorë të ndryshëm, që do t'u thonë gjithfarë gjërash. Më kot që ne punojmë atje, që unë shkoj dhe u ndërtoj rrugë, që bashkëpunoj edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe me të tjerë. Përpiqem të bëj gjithçka dhe e shihni se nuk është kurrë mjaftueshëm. E shihni se ekziston një faktor i jashtëm që do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vetëm të mos mendojnë se jam budalla. Nuk do t'ua lejoj”, deklaroi Vuçiç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Vuçiç akuzon Kurtin dhe kongresmenin amerikan për bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Mendojnë se jam budalla por s'do ua lejoj!

Për herë të parë, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare serbe të 25 tetorit në Serbi. Lista, e kryesuar nga Shaip Kamberi, bashkon subjektet kryesore politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me synimin për të siguruar një përfaqësim të përbashkët në parlamentin serb.

Ky bashkim u kritikua ashpë rnga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për televizionin Informer, ku akuzoi  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe faktorë të jashtëm për ndikimin e tyre në krijimin e listës së përbashkët. Sipas ish presidentit serb, qëllimi i kësaj nisme është ndërkombëtarizimi i  çështjes së Luginës së Preshevës në SHBA dhe në Europë e megjithatë, ai tha se nuk ka ndërmend ta lejojë një gjë të tillë.  Ai hodhi akuza edhe ndaj kongresmenin amerikan Joe Wilson, duke e quajtur një mercenar klasik të shqiptarëve. 

“Shikoni tani për zgjedhjet diçka që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse i ka bashkuar jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë garojnë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në vendin e dytë dhe të tretë.

 Pra, i kanë bashkuar të tri partitë për të ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Ata mendojnë se do ta ngrenë këtë çështje përmes mercenarit të tyre, Joe Wilson, të cilin e paguan Barjaktari, një mbështetës i Kurtit në Shtetet e Bashkuara.