1668852400_usht.PNG

Një "tradhtar" ukrainas është gjetur në qytetin lindor të Donetsk, ka thënë Policia Kombëtare e vendit.

Në një përditësim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Policia tha se një banor i Bilozerske ishte "ekspozuar për tradhti" pasi kishte kaluar "në anën e armikut" dhe i kishte kaluar informacione ushtrisë ruse, raporton news.sky.

Individi, të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, është akuzuar se u ka thënë trupave ruse për "vendndodhjen e bashkëfshatarëve të tij me një pozicion pro-ukrainas", shtoi Policia Kombëtare. 

“Tradhtari mund të dënohet me burgim deri në pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm me konfiskim të pasurisë”, ka njoftuar Policia.

Donetsk është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe aktualisht është nën pushtimin rus. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve