15 vite më parë! Shikoni si dukej Ornela Bregu në kohën kur prezantonte 'Portokalli-në' (Foto)

15 vite më parë! Shikoni si dukej Ornela Bregu në kohën kur prezantonte 'Portokalli-në' (Foto)

Ornela Bregu është një nga emrat më të dashur që prej kohësh i ka munguar ekranit. Motra e ish deputetes demokrate, Majlinda Bregu,jeton prej disa vitesh në Spanjë së bashku me familjen e saj.

Para se të largohej Ornela ka lënë në vendin e saj disa kujtime mjaft të bukura për teleshikuesit. Ornela Bregu ka drejtuar spektaklin e humorit 'Portokalli'  përkrah Agron Llakaj si dhe ka moderuar disa emisione të tjera. Motra e saj Majlinda na ka kthyer pas në ato kohë me postimin dedikuar Ornelës. 

Në videot që Majlinda ka publikuar sot në rrjetet sociale, Ornela shihet duke kënduar, sepse ajo ka eksperimentuar shpesh edhe në këtë fushë.Përveç kësaj dallohet qartë se pavarësisht se kanë kaluar 15 vite, tek Ornela nuk ka ndryshuar asgjë, as në fizik, e as në fytyrë. 

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm