Një lajm i botuar nga gazeta malazeze ‘Vijseti’ përmende emrin e ish ministres së Punëve të Jashtme, Majlinda Bregu e cila sipas artikullit ishte nën hetim për abuzimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Nxitur nga lajmi, Bregu ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale ku e cilësoi si ‘fake news’. Bregu shtoi se RCC është një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, ndaj ka zgjedhur mos të komentojë mbi pretendimin e gazetës malazeze tha Bregu, ndërsa i konsideroi si të pavërteta.

Ish ministrja tha se pavarësisht se mbështet lirinë e medias dhe punën e tyre,  trillimet janë të papranueshme.

‘RCC njihet si një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, për këtë arsye nuk komenton as spekulimet dhe as trillimet, ndaj në respekt dhe të informimit publik, RCC ka nisur të ndjekë çështjen, duke respektuar nismat dhe hapat e duhur, përfshirë ato diplomatike, për të verifikuar arsyet pse ka nisur ky sulm e këto trillime, të pabazuara në asnjë të vërtetë.

Ky reagim vjen pas shpifjeve të bëra në artikullin e së përditshmes malazeze Vijesti, të datës 20 tetor dhe të përcjella nga disa media të tjera, si lajm i rremë (fake news), ndaj RCC-së dhe Sekretares së Përgjithshëm, Majlinda Bregu.

Ne vlerësojmë, mbështesim dhe luftojmë fort për lirinë e medias, por keqinformimi, përhapja lajmeve të rreme, shpifjet dhe trillimet nuk janë të pranueshme.

Në punën tonë, ne mbështetemi në statutin e organizatës, rregullat dhe procedurat e miratuara, duke përfshirë kodin e sjelljes, por edhe në ndershmërinë, integritetin, besueshmërinë dhe faktet. Nga këto parime duhet të udhëhiqen të gjitha organizatat dhe individët.

RCC-së është një organizatë që krenohet me punën e saj, si dhe me transparencën dhe përgjegjshmërinë e aktiviteteve të saj, të cilat ndiqen nga afër, auditohen dhe vlerësohen rregullisht nga të gjithë anëtarët e bordit, tek të cilat RCC raporton rregullisht, bazuar në Statutin e saj.

Fokusi ynë në ditët në vijim janë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, mbi rezultatet e të cilit Sekretariati i RCC ka punuar gjatë dhe fort, me qëllim përfitimet e prekshme për qytetarët e këtij rajoni.’- shkroi Majlinda Bregu.

Kujtojmë se në artikullin e botuar nga gazeta malazeze thuhej se Bregu pretendohet se në një nga tenderat ka favorizuar një kompani shqiptare që nuk ka kaluar “Komisionin e Brendshëm”, në vend të kompanive të tjera nga rajoni që plotësonin kërkesat.

Ky nuk është i vetmi tender që po shqyrtohet, ndër to është edhe organizimi i konferencave në rajon, si dhe për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve. Në artikull thuhej se ish ministrja e Punëve të Jashtme ka qenë si kryesuese e organizatës RÇ-së, një organizatë e krijuar nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore në vitin 2008 me qëllim të shpallur drejtimin, monitorimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

1666347022_a8a17aa480cf498290fb988c0778d21a.jpg

Fotoja e bashkëngjitur e reagimit të Majlinda Bregut