Shoqatat e sigurimeve në një bashkëbisedim me mediat evidentuan sfidat me të cilat tregu i sigurimeve përballet sot. Edvin Libohova, në emër të shoqatës së siguruesve të Shqipërisë deklaroi se ky event është i rëndësishëm në 15 vjetorin e krijimit të kësaj shoqate.

E pranishme në aktivitet ishte Albsig, një ndër kompanitë më të besueshme të sigurimeve. Plarent Hamzaj, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Albsig foli për sigurimet në pronë të cilat ndikojnë në ekonomi. Domosdoshmëria për të qenë të siguruar është e theksuar në një botë të qytetëruar. Mesa duket, edhe në Shqipëri kultura e të siguruarit është në rritje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com