DURRËS- Pandemia COVID-19 duket se do të rrisë edhe më tej abuzimet me çmimet nëpër plazhe e zona turistike. E para që ka rënë pre e një fature të kripur është zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.

Në rrjetet sociale, Mëhilli ka publikuar fotot e një fature e cila tregon se për një çadër është paguar 150 euro në plazhin e Lalzit. Në këtë zonë kanë vilat e tyre shumë figura të njohura, përfshirë presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për ata që kishin dyshime a do jetë kosto e çadrës 150 euro te Lura 1”, shkruan Erla Mhilli në foto, bashkëngjitur me faturën e pagesës. Kjo nuk është hera e parë që zëdhënësja e Sali Berishës denoncon plazhin dhe kompleksin Lura 1. Më herët ajo ka publikuar foto se si konceptohet të bëhet plazhi në botë në kohë korone, dhe si do të jetë në plazhin e Lalzit, me çmime të kripura. Lalzi veç bukurive të natyrës dhe vilave milona euroshe të të pasurve, njihet edhe si pikënisja e shumë ngjarjeve të rëndësishme të politikes shqiptare.

Postimi i Erla Mhillit