'150 euro për t'i çuar në vendet e BE'! Ndalohen 6 refugjatë, arrestohen 3 persona në Korçë

'150 euro për t'i çuar në vendet e BE'! Ndalohen 6 refugjatë, arrestohen 3 persona në Korçë

Foto ilustruese

3 persona janë arrestuar në Korçë, pasi janë kapur në flagrancë duket transportuar 6 refugjatë në drejtim të Tiranës. Në pranga përfunduan shtetasit  I. H., 28 vjeç , A. L., 41 vjeç dhe S. K., 31 vjeç, i cili ishte i shpallur më herët në kërkim. 31-vjeçari ishte dënuar në 23 janar 2020 me arrest me burg në mungesë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë operacionit të koduar “Koordinimi”, mes policë Durrës dhe asaj të Korçës, u ndaluan tre automjet në Maliq që po transportonin 6 refugjatë të huaj në drejtim të Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erseke: 13/05/2020 17:52

    Qelbesira korçare injorantë fshatare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump