TIRANE- Miratohet ligji në Kuvend që lejon futjen e 1500 trupave ushtarake britanik dhe gjermane në territorin e Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes paraqiti dje projektligjin për lejimin e futjes në territorin e Shqipërisë të 1500 ushtarakëve, të cilët do të bëjnë stërvitjen e tyre në bazat kryesore ushtarake shqiptare nga 1 shtator deri në 31 tetor 2014. Konkretisht sipas relacionit të bashkëngjitur këtij projektligji, parashikohet që forcat e marinës britanike, së bashku me ato gjermane, do të bëjnë stërvitjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
/Shqiptarja.com











