15-vjetori i Pavarësisë, Rrustemi: Njohja e Kosovës është rruga e vetme për Serbinë! Nurellari: Keqardhje për ata që çliruan vendin e nuk festojnë

15-vjetori i Pavarësisë, Rrustemi: Njohja e Kosovës është rruga e vetme për Serbinë! Nurellari: Keqardhje për ata që çliruan vendin e nuk festojnë

Adnan Rrustemi dhe Adri Nurellari

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi dhe anëtar i kryesis së PDK-së, Adri Nurellari janë të mendimit se Kosova çdo vit ka një arsye më madhore për të festuar, pasi po konsolidohet si shtet edhe në arenën ndërkombëtare, por për ta i vetmi problem qëndron në marrëdhënie me shtetin fqinj, Serbinë e cila nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Ata përmendën në emision “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj planin franko-gjerman, i cili sipas tyre është një plan mirëfilltazi për një urë dialogu mes dy vendeve të cilat kanë konflikte të vazhdueshme, siç është edhe rasti i fundit i tensioneve në veri të Kosovës në muajin dhjetor.  Plani franko-gjerman, sipas tyre, lejon Kosovën të ketë liri diskutimi e zhvillimi.

“Festime ka në të gjithë Kosovën, në Prekazin legjendar aty ku prehet komandanti i UÇK-së,   patjetër ku prehet heroi legjendar dhe homazhe në  varrin e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kishte parakalim të forcave të armatosura të ushtrisë së Kosovës dhe aktivitete të tjera kulturore. Shteti i Kosovës është çdo vit e më i konsoliduar, por ka dhe sfida si fqinji ynë që përpiqet të vazhdojë të angazhohet për të minuar Pavarësinë e Kosovës, qoftë në planin e jashtëm përmes fushatave të Serbisë për të penguar afirmimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, qoftë përmes shfrytëzimit të sisteme kriminale për të ndikuar në destabilizimin e shtetit tonë.  Po përballemi edhe me procesin e dialogut me Serbinë, dialogu është intensifikuar, në fund të këtij muaji do kemi një dialog bazuar në planin franko-gjerman. Ne e kemi vlerësuar pasi bazohet në vlera dhe parime, mospengimin e Kosovës në anëtarësim e në të tjera pika që lartësojnë Kosovën”, tha deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

Edhe për Nurellarin, Kosova ka arsye për të festuar, por nga ana tjetër thekson edhe çfarë ndjen për UÇK-në.

 “Po bëhet një proces i padrejtë ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe nëpërmjet akuzës ndaj tyre akuzohet e gjithë ushtria, prandaj them se liria nuk ka qenë e lirë, por mban në të gjakun e qindra ushtarëve. Është një moment keqardhje pasi ata që kanë qenë figura emblematike nuk e shijojnë këtë ditë të Pavarësisë, por janë jashtë trojeve dhe janë subjekt i një procesi me doza padrejtësie brenda, një procesi që hedh dyshime për mënyrën si po organizohet. Ata që luftuan nuk po e fesotjnë këtë ditë”, thotë Nurellari . 

Pika ku ndahen Rrustemi me Nurellarin është çfarë ndodh brenda Kosovës nga vetë zyrtarët. Sipas Rrustemit, tashme qeveria po merret me rregullimin e pasojave çfarë ka lënë të tjerë më parë.

“Ne po rregullojmë ato që na ka lënë pasoja qeveria e mëparshme. Po të shohësh marrëveshjet e këtyre viteve, janë në shkelje të Kushtetutës , vihet re  një moskokëçarje. Unë e kuptoj që ka presion edhe nga ndërkombëtarët, por nuk e konsideroj normale” , shtoi Rrustemi.

Ndërsa sipas Nurellarit, marrëveshjet që ka bërë Kosova ka qenë forma imponuese nga ndërkombëtarët që madje mund t’a kenë “përdhosur” imazhin e Kosvës.

“Kurti e ka bërë një marrëveshje në 24 nëntor me Vuçiç-in në nëntor dhe ka legalizuar traga të paligjshme. Edhe rasti i tensioneve në veri, Kurti ka asgjësuar shumë arritje të shtetit të Kosovës duke liruar policin serb. Negociatat kanë qenë imponime për shtetin e Kosovës. Kurti ka pasur si premtim që nuk do hynte në negociata nëse nuk do kërkohej falje për gjenocidin dhe kjo nuk ka ndodhur. Kurti dhe Vetëvendosja ka bërë akrobaci, por duhet të shohim çfarëdo ndodh në të ardhshmen pasi për mua ajo është e rëndësishme", përfundon Nurellari. 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion