16 herë i dënuar, si i shpëtoi drejtësisë ‘Kobra’ dhe vrasja e të riut nga Kukësi, avokati Musa: Problem institucional! Përsëritës në disa vepra penale, jo të rënda! Ka zhvillime në hetimet

Dibran Hoxhaj, apo i njohur si ‘Kobra’, rezulton të ketë qenë i dënuar 16 herë nga autoritetet kosovare për disa vepra penale, por shtrohet pyetja se si një person me rrezikshmëri të tillë shoqërore posedonte një armë, me të cilën, orët e para të mëngjesit të 3 janarit, pas një konflikti për faturën në lokalin e tij, ai qëlloi me armë 31-vjeçarin nga Kukësi, Visart Cengu, i cili ndërroi jetë, dhe plagosi në këmbë shokun e tij, Rufgen Shehu.

Avokati nga Kosova, Skënder Musa, në një intervistë me gazetarin Sebastian Zonja në Report Tv, ai tha se ka pasur zhvillime saj përket hetimeve të kësaj ngjarjeje.

Musa tha po ashtu se veprat penale, për të cilat ka qenë i dënuar Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’, nuk kanë qenë të klasifikuar si vepra të rënda penale, e disa prej tyre kanë qenë të përsëritura, megjithatë, kjo përbën një defekt institucional.

“Janë duke u bërë hetime nga Prokuroria Themelore  dhe departamenti i krimeve të rënda. Policia dhe Prokuroria kanë ecur përpara me zbulimin e çështjes. Kishin qenë vepra penale të lehta, kanë qenë të recizivizuara . Është një defekti institucional, sepse 16 vepra janë shumë, pavarësisht se janë të rënda, apo të lehta , në mënyrë që të evidentoheshin ngjarjet e rënda.” , tha avokati Musa.

Avokati shprehet besimplotë se për këtë rast drejtësia do të vihet në vend.

"Në këtë rast nuk mendoj se mund të mos bëhet drejtësi, në Kosovë ka procedura penale që aplikohen edhe në BE. Palës së dëmtuar, në çdo çështje penale, kodi i procedurës penale i garanton pavarësinë e plotë, të kërkojë prova, ka të drejtë të kërkojë dënim më të ashpër, ka të drejtë të paraqesë prova. Pavarësisht kësaj, drejtësia e Kosovës është ende e brishtë.”, u shpreh avokati Musa.

I pyetur lidhur me një proces të ardhshëm të ‘vettingut’ në sistemin e drejtësisë kosovare, sikurse ndodhi më Shqipëri, avokati Musa e quan më të domosdoshëm, lidhur me vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve dhe gjykatësve, sesa në aspektin e korrupsionit.

“Vettingu është kërkuar të jetë më i lehtë se në Shqipëri,  kemi  të bëjmë me nivel të dobët profesional.”, u shpreh Musa. 

Dibran Hoxha është dënuar gjithsej 16 herë për vepra të ndryshme penale në Kosovë, për veprat penale si: lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, apo dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg