TIRANE- Pas një procesi me gjykim të shkurtuar, Prokuroria e Shkodrës ka paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe kërkon dënimin për 5 prej të pandehurve në gjykimin për korrupsion në gjykatën dhe prokurorinë e Pukës. Për Dëfrim Prençin, është kërkuar dënimi me 20 muaj, për Fran Dashin dy vjet burg, për avokatin Fariz Xhurxhin dy vjet burg, për sekretaren Liljana Shkjau 6 vjet burg, për Meliha Kukaj 6 vjet burgim.
Ndërsa që është përjashtuar nga dënimi shtetësja Bardhë Pjetri. Për ish-kryeprokurorin e Pukës Pëllumb Prençi dhe ish-kryegjykatësin Shtjefën Lleshi dhe shtetasin Pal Pjetri gjykimi do të vijojë si zakonisht për shkak se nuk kanë pranuar akuzën e korrupsionit. Gazeta “Shqiptarja.com”, publikon përgjimet e prokurorisë. Kallëzues për këtë ngjarje ka qënë një qytetar që kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpi”.
/Shqiptarja.com